Çfarë e vret pasionin e femrës?
Shumë çifte, të cilat janë të martuar për një kohë të gjatë, e shohin veten në një situatë fare të pakëndshme si pasojë e dëshirës për seks. Arsye për panik nuk ka, ngase dëshira për seks shumë shpejt mund të rikthehet dhe të përmirësohet me ndryshimin e shprehive të caktuara, së pari duhet gjetur problemin. Obligimet e përditshme, stresi, problemet familjare, por edhe ato brenda vendit të punës, për disa janë disa nga vrasësit kryesorë të pasionit në lidhje. Nëse ju dhe partneri juaj, kohëve të fundit po ndjeni se dëshira për seks po venitet, është koha të ndërmerrni diçka.
Stresi
Është më se e njohur se stresi ndikon negativisht në shumë aspekte të jetës, e natyrisht se edhe në atë seksual. Sidomos janë të ndjeshme femrat, të cilat për një kohë të gjatë jetojnë nën ndikimin e stresit. Një mënyrë e tillë e të jetuarit në masë të madhe mund ta dobësojë libidonë e tyre. Në fakt, stresi forcon sekretimin e të ashtuquajturave hormone negative, të cilët vrasin dëshirën seksuale. Zgjedhja e këtij problemi është shumë e thjeshtë - duhet punuar për t'u relaksuar, e sugjerohen meditimi, ushtrimi i frymëmarrjes, si dhe shëtitje të gjata.
Lidhja jofunksionale
Për dallim nga meshkujt, femrat seksin e lidhin me emocionet. Nëse brenda një lidhje ekziston problemi dhe ato emocionalisht nuk ndihet të sigurta, kjo do të ndikojë në libidonë e tyre. Si pasojë e kësaj shfaqet jeta jo e mirë seksuale, apo mundet që seksi të mos ekzistojë fare. Zgjidhja është biseda e hapur dhe e drejtpërdrejtë midis partnerëve. Nëse lidhja mund të përmirësohet, mund të përmirësohet edhe libido e me vetë këtë edhe jeta seksuale e të dy partnerëve.
Dëshira për fëmijë
Edhe pse për një gjë të tillë shumë çifte nuk janë fare të vetëdijshëm, dëshira për foshnja mund të ketë ndikim negative në jetën tuaj seksuale. Në fakt, në rast të kërkimit të mbeturit shtatzënë, dashuria mund të shndërrohet në proces stresues. Në raste të tilla, shumë meshkuj kanë frikë dhe nuk do t'ia dalin. Ai ndikim negative shumë shpejt mund të zhduket nëse çifti ia del të relaksohet.
Vetëbesimi
Vetëbesimi për shumë gjëra në jetë luan rolin kyç, e rol vendimtar luan edhe në jetën seksuale. Ata që ndihen të sigurt në lëkurën e tyre, posedojnë një libido të mirë dhe jetë më të mirë seksuale. Zgjidhja është evidente: krijojeni vetëbesimin e dobitë do të ndihen në të gjitha sferat e jetës.
Obligimet ndaj punës
Problemet në punë, orari i gjatë në vendin e punës, mungesa e të hollave dhe problemet e ngjashme janë parakusht që seksi nga dhoma juaj e gjumit të zhduket në periudha të gjata kohore. Problemeve nganjëherë thjesht nuk mund t'ju ikim si dhe as stresit që sjellin me vete, por fuqinë e tyre do ta zbusë biseda me partnerin. Ndarja e problemeve do t'ju ndihmojë që të relaksoheni dhe më lehtë ta gjeni zgjidhjen për problemin, e kjo do t'ju ofrojë më shumë dhe nuk do t'ju largojë nga dëshira e seksit.
Obligimet familjare
Sikurse ato rreth punës, edhe obligimet familjare mund t'ju okupojnë dhe në këtë mënyrë pengojnë mendjen tonë që të përqendrohemi në dhomën e fjetjes. Mos lejoni që të gjitha punët rreth shtëpisë apo fëmijëve t'i kryejë vetëm njëri nga partnerët. Në vend se njëri të punojë e tjetri të pushojë, më mirë do të ishte po të ndanit obligimet, e kohën tjetër të lirë kushtojani njëri-tjetrit.
- Kur bien maskat
- Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë
- Dafina vazhdon të luajë me flokët e saj
- Elvisi pas BB5 gati biznesi i ri
- Rovena Domi një mis që të djegë
- Dashurinë e vërtetë mund ta gjeni, pa marrë parasysh moshën
- Kur bien maskat
- Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin
- Mendoni pozitivisht, jetoni më gjatë!
- Disa këshilla për një bark të rrafshët
- Revolucioni plastik
- Kur bien maskat
- A vuani nga kokëdhembjet seksuale?
- Pesë ushqimet nga të cilat plakemi më shumë
- Vitaminat B1 dhe B2 zbutin PMS-në
- Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin
- Prishtinasi e bën të qajë Gertën
- Dafina çdo sekondë me Ledrin
- Flori flet me ironi për kundërshtarët
- Kur gabojnë femrat teksa vënë grimin!




ad_d.jpg)


Komente