Gabimet më të mëdha që bëjmë në borë dhe gjatë të ftohtit
Morthi dhe ftohjet janë gjendje serioze, pasojat negative mund të parandalohen nëse i zbuloni me kohë dhe merrni hapat e duhur të mbrojtjes. është shumë me rëndësi që me kohë t'i dalloni ndryshimet në lëkurë që vijnë si pasojë e të ftohtit. Morthit janë dëmtime akute të lëkurës dhe të indit nënlëkurë që vijnë si pasojë e të ftohtit. Dëmtimet vijnë si pasojë e qëndrimit të gjatë në temperature ekstreme të ftohta. Zakonisht preken pjesët periferike të trupit: hunda, veshtë, gishtërinjtë, duart dhe thembrat. Lëkura e morthit është e fortë në prekje, është më e verdhë, e ftohtë dhe në atë pjesë nuk keni ndjenja. Në rastet më të këqija mund të shfaqet edhe gangrena dhe dëmtimet e rënda të indit në muskuj, nerva, e madje edhe në eshtra. Shpejtësia me të cilën zhvillohen morthit varet nga temperaturat, era ndikon mjaft, shtypja e lagështisë së ajrit. Simptomat e hipotermisë përfshijnë gërhitjen, forcimi apo ngurtësimi I muskujve, fryrja e fytyrës, përqendrimi I dobët dhe shkalla e ulët e vetëdijes.
Çfarë duhet bërë në rast të shfaqjes së mortheve dhe hipotermisë?
1.
Personin e sëmurë e dërgoni në dhomë të ngrohtë dhe i zhvishni rrobat e ngushta.
2.
Nëse këmbët janë vërshuar nga morthet, ecja nuk preferohet. Pasi të jetë shtritë, këmbët t'ia ngrini lart.
3.
Mos i fusni duart apo këmbët në borë, por edhe mos i fusni në ujë të ngrohtë. Kështu, vetëm do ta përkeqësoni gjendjen.
4.
Së pari personi e ngrohni nga brenda, me çaj apo ujë të ngrohtë. Temperaturën e trupit ta ngrini gradualisht, deri të arrini 40 gradë të celsiusit.
- Kur bien maskat
- Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë
- Dafina vazhdon të luajë me flokët e saj
- Elvisi pas BB5 gati biznesi i ri
- Rovena Domi një mis që të djegë
- Dashurinë e vërtetë mund ta gjeni, pa marrë parasysh moshën
- Kur bien maskat
- Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin
- Mendoni pozitivisht, jetoni më gjatë!
- Disa këshilla për një bark të rrafshët
- Revolucioni plastik
- Kur bien maskat
- A vuani nga kokëdhembjet seksuale?
- Pesë ushqimet nga të cilat plakemi më shumë
- Vitaminat B1 dhe B2 zbutin PMS-në
- Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin
- Prishtinasi e bën të qajë Gertën
- Dafina çdo sekondë me Ledrin
- Flori flet me ironi për kundërshtarët
- Kur gabojnë femrat teksa vënë grimin!




ad_d.jpg)


Komente