description

Gjethet e dellit shërojnë gjithçka

Publikuar: E diel 7 Gusht 2011, 20:58 0 Komente

Çfarë përmban

Gjethet e kësaj bime shëruese përmbajnë rreth 4 për qind taninë, pektinë, acid limoni, vitamina C, përderisa në farën e saj përmban edhe mukozë, vaj ulliri, proteina dhe sheqer. Në popull më së shumti përdoret gjethja femër, nga tre lloje sa ekzistojnë. Ajo është një pajisje ideale natyrale për ndihmë të parë për të gjitha llojet e plagëve dhe lëndimeve. Gjatë disa hulumtimeve ishte vërtetuar se gjethet e dellit femër posedojnë substanca të ndryshme antibakteriale, kështu që kjo legjendë tradicionale tashmë ka edhe bekimin e shkencës.

 

Çfarë shëron?

Kjo bimë është ilaç i shkëlqyeshëm kundër kollës, astmës në mushkëri, e madje edhe kundër tuberkulozes. Pos kësaj, kjo bimë e fuqishme e pastron gjakun, mushkëritë dhe lukthin, prandaj ju preferohet personave që kanë një qarkullim të dobët të gjakut, mushkëri dhe veshka, si dhe për ata që nuk kanë oreks.

Gjethet e dellit janë të dobishme për shërimin e të gjitha llojeve të plagëve, pickimet nga grerëzat dhe mushkonjat, si dhe ndikojnë ndaj të ënjturave...

Po ashtu, njihet si gjethe që i shëron aknet dhe flluskat në fytyrë.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve