Kanceri i qafës së mitrës, i shërueshëm 100%
Kanceri në qafën e mitrës është njëra ndër sëmundjet më të shpeshta malinje, duke marrë parasysh se çdo vit në Evropë nga ai preken rreth 60 000 femra, ndërkaq vdesin rreth 30 000 sosh. Kjo statistikë nuk do të ishte edhe aq e zezë sikur femrat të shkonin rregullisht në kontrolle gjinekologjike, ngase ky lloj kanceri identifikohet lehtë dhe shërohet shpejt. Deri te shfaqja e kancerit vjen si pasojë e ndryshimit në qelizat e qafës së mitrës dhe dyfishimit të tyre të pakontrolluar. Në shumicën e rasteve, kancerit të qafës së mitrës i paraprijnë ndryshimet malinje parakancerogjene, të cilat më pas tërhiqen duke u shndërruar në kancer. Procesi i shndërrimit në kancer zgjat mjaft shumë, e nganjëherë kjo periudhë kohore mund të zgjasë rreth dhjetë vjet.
Te mjeku, një herë në vit
Pasi ky proces zgjat shumë, mitra është gjithnjë në dispozicion dhe mund të shihet edhe me sy, gjasat janë shumë të mëdha që ndryshimet të shihen që në kontrollin e parë. Mu për këtë arsye, është shumë me rëndësi që femrat të shkojnë rregullisht në kontrolle te gjinekologu për t'i ndërmarrë masat parandaluese. Pra, një herë në vit do të mjaftonte, duke marrë parasysh se te ne çdo e pesta femër kryen kontrolle të përvitshme.
Pos kontrolleve të rregullta, për një preventivë nevojitet edhe një jetë e shëndoshë. Natyrisht se nënkuptohet shmangia e alkoolit dhe e cigares.
Vaksina,
e pamjaftueshme
Kur flasim për vaksinat si mbrojtje e mundshme nga infeksionet, deri më tani, sipas mjekëve, janë regjistruar vaksina, të cilat mbrojnë vetëm nga disa lloje të viruseve HP. Nga vaksina të tilla më së shumti përfitojnë vetëm ato femra që nuk kishin mundësi të vijnë në kontakt me virusin, përkatësisht femrat që nuk kanë marrëdhënie seksuale. Vaksina po ashtu i mbron femrat deri në moshën 26-vjeçare, të cilat janë aktive në seks, por në masë më të vogël.
Derisa të zbulohet një vaksinë që reagon ndaj të gjitha viruseve, femrat që kanë marrë një vaksinë të tillë nuk duhet të jenë të bindura dhe të liruara se nuk do të preken nga viruset gjatë marrëdhënieve seksuale dhe se duhet të mos lajmërohen te mjeku për kontrolle rutinore.
Viruset përhapen lehtë
Faktori kryesor për shfaqjen e kancerit janë infeksionet, të cilat gjatë marrëdhënieve seksuale përhapen lehtë nga njëri te partneri tjetër. Për fat të mirë, secili infeksion me virusin HP, me të cilin infektohen tri të katërtat e femrat, nuk do të shndërrohet në kancer. Te shumica e femrave infeksioni lind vetvetiu, por disa organizma nuk janë në gjendje të krijojnë antitrupa, të cilët e luftojnë virusin.
Pos infeksioneve, rrezikun për zhvillimin e kancerit në qafën e mitrës e shtojnë edhe:
• Duhani - madje rreziku është dy herë më i lartë te femrat që e konsumojnë duhanin në krahasim me ato që nuk e konsumojnë atë.
• Ndërrimi i shpeshtë i parterëve dhe lidhja e hershme e marrëdhënieve seksuale.
Shikuar në përgjithësi, rrezikut më shumë i janë ekspozuar femrat që konsumojnë duhan dhe ato që i kanë filluar marrëdhëniet seksuale para moshës 16-vjeçare, femrat që shpesh i ndryshojnë partnerët apo që kanë lidhje me meshkujt e infektuar me virusin HPV.
- Kur bien maskat
- Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë
- Dafina vazhdon të luajë me flokët e saj
- Elvisi pas BB5 gati biznesi i ri
- Rovena Domi një mis që të djegë
- Dashurinë e vërtetë mund ta gjeni, pa marrë parasysh moshën
- Kur bien maskat
- Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin
- Mendoni pozitivisht, jetoni më gjatë!
- Disa këshilla për një bark të rrafshët
- Revolucioni plastik
- Kur bien maskat
- A vuani nga kokëdhembjet seksuale?
- Pesë ushqimet nga të cilat plakemi më shumë
- Vitaminat B1 dhe B2 zbutin PMS-në
- Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin
- Prishtinasi e bën të qajë Gertën
- Dafina çdo sekondë me Ledrin
- Flori flet me ironi për kundërshtarët
- Kur gabojnë femrat teksa vënë grimin!




ad_d.jpg)


Komente