Katër faktorët për të qenë me shëndet të mirë
Ndoshta pyesni veten pse çdo vit prekeni nga viruset, përderisa të tjerët muajt e ftohtë të dimrit i kalojnë pa të vetmen teshtitje, kollë dhe pa pështyrë? Por, a aplikoni një nga këto katër këshilla për të parandaluar një gjë të tillë? Ekspertët kanë bërë disa hulumtime dhe së bashku me mjekët kanë ardhur në përfundim se janë katër aktivitete të rëndësishme, të cilat na mbrojnë nga mikrobet të cilat na lëndojnë dhe dëmtojnë.
Ajri i freskët
Na duket logjike që gjatë kohës së ftohtë të qëndrojmë. Brenda dhe në ambient të ngrohtë. Problemi është se qëndrimi mbyllur për një kohë të gjatë na vendos në afërsi me njerëzit tjerë - dhe me mikrobet e tyre. Do të ishte mirë të dilni në ajër të freskët, do të pushoni pak nga të gjitha ato mikrobe që qarkullojnë brenda, e pos kësaj, shëtitja nxit punën e mirë të sistemit imun.
Relaksimi e largon
ftohjen
Pushimi dhe relaksimi duhet të jenë prioriteti juaj, e jo vetëm ajo që mund të arrini në fund. Në fakt, nëse jeni nën stres shumë lehtë do të ftoheni. Hormonet e stresit pengojnë prodhimin e citokinës që është përgjegjës për forcimin e sistemit imun. Nëse jeni të lodhur, me siguri se nuk do të kujdeseni edhe aq rreth asaj se çfarë ushqimi do të konsumoni edhe atëherë kur ushtroni, që është me shumë rëndësi për sistemin imun.
Më të rëndësishmet janë duart e pastra
Ftohjet dhe gripat lehtë përcillen përmes prekjes. Gishtërinjtë mbani larg syve, hundës dhe gojës, dhe sa më shumë të jetë e mundur t'i pastroni duart. Nuk keni nevojë për pajisje antibakteriale, uji dhe sapuni edhe më tutje janë miku juaj më i mirë, kështu thuhet nga Qendra Amerikane për parandalimin e sëmundjeve. Por, kujdes, më e shëndetshme është të pastroni duart me sapun të lëngshëm, ngase mikrobet lehtë mund të mbesin në sipërfaqen e sapunit të ngurtë. Pasi t'i pastroni, thani mirë sepse duart e lagura lehtë përhapin viruset, por mos i fshini për rroba, sepse vetëm sa keni përhapur mikrobet.
Gjumi, së paku shtatë orë pa ndërprerë
Mungesa kronike e gjumit dobëson aftësinë e sistemit imun. Edhe pse ekspertët mendojnë se nevoja për gjumin ndryshon nga personi në person, një hulumtim që daton nga viti 2009 nga "Carnegie Mellon" ka treguar se gjumi më i shkurtër se shtatë orë trefishon gjasat për t'u ftohur. "Për shumicën koha e vetme e qetësisë është kur shtrihen në shtrat. Atëherë mendojnë rreth problemeve dhe pengojnë gjumin që në mënyrë të drejtpërdrejtë t'ju ndihmojnë në zgjidhjen e tyre", thotë dr. Lesli Suanson, specialist për gjumin në Universitetin Miçigan.
- Kur bien maskat
- Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë
- Dafina vazhdon të luajë me flokët e saj
- Elvisi pas BB5 gati biznesi i ri
- Rovena Domi një mis që të djegë
- Dashurinë e vërtetë mund ta gjeni, pa marrë parasysh moshën
- Kur bien maskat
- Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin
- Mendoni pozitivisht, jetoni më gjatë!
- Disa këshilla për një bark të rrafshët
- Revolucioni plastik
- Kur bien maskat
- A vuani nga kokëdhembjet seksuale?
- Pesë ushqimet nga të cilat plakemi më shumë
- Vitaminat B1 dhe B2 zbutin PMS-në
- Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin
- Prishtinasi e bën të qajë Gertën
- Dafina çdo sekondë me Ledrin
- Flori flet me ironi për kundërshtarët
- Kur gabojnë femrat teksa vënë grimin!




ad_d.jpg)


Komente