description

Katër shenja se ai është duke fshehur diçka

Publikuar: E shtune 19 Qershor 2010, 21:23 0 Komente

I teret goja

Vetë fakti që është duke fshehur diçka nga ju, e bën nervoz, gjë që ndikon edhe në organizmin e tij. "Kur kemi të bëjmë me ndonjë sekret që është tepër i madh, sa që personi ka frikë se mund të humbë diçka të rëndësishme nëse e nxjerr në shesh, studimet tregojnë se fillojnë që të shtrëngohen muskujt e ezofagut të atij personi, duke shkaktuar terjen e fytit dhe të gojës", thotë Xhanin Drajver, presidente e Institutit të gjuhës së trupit dhe autore e librit “You Say More Than You Think”. "Për këtë shkak, nëse ai fillon që gjatë bisedës të përpihet më shpesh, kjo dmth se ai mundohet të relaksojë muskujt e fytit". Keni kujdes rreth temave për të cilat jeni duke folur kur ai bën një gjë të tillë, meqë kjo mund t’ua bëjë me dije se çfarë sekreti është duke fshehur ai.

Do më shumë seks

Po, ka edhe të ngjarë që atij i janë rritur hormonet, apo se ju e keni ndryshuar pamjen dhe jeni bërë me të vërtetë ‘hot’, por një rritje e papritur e kërkesave seksuale të tij, po ashtu mund të jetë shenjë se diçka është e dyshimtë në këtë mes. "Kur ndonjë mashkull është duke fshehur ndonjë gjë, ai ka frikë nga biseda, për shkak të rrezikut se do ta nxjerrë atë sekret pahiri. Meqë ju do, ai do të kërkojë që ta plotësojë këtë mangësi me seks, pra fizikisht”, thotë Krista Blum, psikologe nga Florida. Por, mos u ngutni duke e akuzuar atë, pa pasur ndonjë dëshmi shtesë.

Jep detaje të tepërta

Mos u mashtroni nga një mashkull i cili ju shpjegon deri në imtësitë më të mëdha rreth asaj se ku ka qenë, apo çka ka qenë duke bërë. Në shikim të parë, mund të mendoni se, meqë ju tregon në hollësi të tilla, ajo që thotë ai duhet të jetë e vërtetë, por në fakt ai mund të jetë duke u përpjekur që ta mbrojë veten. "Nëse ai është duke ju treguar ndonjë ngjarje dhe e shoqëron atë me imtësi të panevojshme, atëherë duhet të brengoseni", thotë Drajver.

I fut duart në xhepa

Kushtoni kujdes se çka bën me duart e tij, në rast se keni dyshim që është duke u munduar t’ju mashtrojë. "Kur ndonjë person papritmas fut duart në xhepa, apo prek ndonjë pjesë të trupit, psh pjesën e pasme të qafës, kjo mund të jetë një përpjekje e tij që ta ngushëllojë vetveten, për shkak se e di që është duke bërë diçka të gabueshme. Por, keni kujdes, meqë ka edhe njerëz që e kanë shprehi të rrinë me duar në xhepa. Prandaj, para se ta akuzoni të dashurin tuaj se është duke ju fshehur diçka, kijeni edhe këtë parasysh.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve