description

Ku qëndron sekreti i joshjes

Publikuar: E shtune 19 Qershor 2010, 21:35 4 Komente

Njiheni mashkullin ideal

Pse një femër joshet mu nga lloji i caktuar i meshkujve, e jo nga të tjerët? Mund të ndodhë që kjo ka të bëjë me substancat që quhen feromone.

Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë që të ndjeni një dëshirë të madhe seksuale ndaj ndonjë personi, i cili përndryshe nuk ju përshtatet me asgjë, atëherë dijeni se në ato momente keni qenë nën ndikimin e feromoneve, aromave të fuqishme natyrore të cilat kanë rëndësi të madhe në jetën tonë seksuale. Dr. Robert Miçel, seksolog amerikan, i cili studion feromonet tash e më shumë se 20 vjet, thotë se ato janë përgjegjëse për joshjen e fuqishme kimike që ndjenjë personat.

Joshja e pashpjegueshme

Ndoshta nuk e keni ditur, por hunda është njëri ndër organet më të rëndësishme për joshjen seksuale, meqë nëpërmes saj, deri te truri arrijnë aromat që ju eksitojnë. Bëhet fjalë për procese për të cilat zakonisht ne nuk jemi të vetëdijshëm.

Asnjë parfum, pa marrë parasysh se sa i shtrenjtë dhe seksi të jetë, nuk mund të jetë më joshës sesa feromonet, aromës natyrore të trupit tonë. Njerëzit që lahen tepër shpesh, që lyhen me losione dhe kremra, apo përdorin sasi të tepërta të deodorantëve dhe parfume, gabojnë, thotë dr Miçel.

Gjininë e kundërt nuk e joshin aromat artificiale, por ato natyrore. Natyrisht, nuk e kemi fjalën për djersën, por për feromonet. Për këtë shkak, na ndodh që të ndjejmë dëshirë për seks me ndonjë person, i cili përndryshe nuk na pëlqen fare.

Si veprojnë

Feromonet janë grimca të imta dhe mjaft potente. Udhëtojnë me ajër dhe stimulojnë nervat në hundë. Sinjalet më pas barten deri te truri dhe shkaktojnë ndjenjën e joshjes midis dy personave. Feromonet hasen edhe te shtazët, ku pengojnë shumimin incestiv.

Bashkë me testosteronin, feromonet ndikojnë në zgjimin e epshit seksual në lidhjet afatgjata. Edhe kur njerëzit gjejnë partnerin e tyre të ëndrrave, ata marrin sinjale nga njerëzit e tjerë, me anë të feromoneve, përfundon dr. Miçel.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • nexhi 30.04.2011 - 18:57

    tung të gjithëve.unë mendojë se nga distanca ndikon së pari pamja,gjestikulacionet e përsonit,e kur je afër përsonit mendoj se ndikon biseda relaksuse,toleranca në bisedë,sinqeriteti,respekti për bashkëbisedusin/sen,dhe sigurisht joshja do të jet edhe ma e madhe.më falni nëse gabohem

  • adifete 14.09.2010 - 15:18

    hahahahahahahahahah kqyri qka shkrujt shqiptaret breh ncncncnc ju lus te mos shpreheni palidhje se nuk i ka hije nje njeri me mendje te shendoshe keto komente.........

  • linda 25.08.2010 - 15:57

    nuk qenkan asje per joshje ?

  • enva 21.08.2010 - 14:36

    per ate un i kam ble gruas masken e gazit per pervjetorin e marteses

arkivi i lajmeve