Kuptojeni cila është e vërteta dhe çfarë pa kurrfarë nevoje ju kanë gënjyer
Shampo është pjesëtar i pandashëm i preparateve të cilin e përdorim për kujdesin ndaj higjienës personale. Mirëpo, kohëve të fundit jemi bombarduar me informata të llojllojshme rreth përbërësve, vajrave dhe ekstrakteve të cilat shampot përmbajnë, sa që ka tejkaluar çdo vijë të kuqe.
Nëse s'ka shkumë, nuk ia vlen
Na është thënë se sa më shumë shkumë që krijon shampo, flokët do të jenë më të pastër? Kjo absolutisht nuk është e vërtetë. Shkuma është pasojë e ndikimit psikologjik në përdoruesit. Në rastin ideal shampo do duhej të prodhonte mjaft shkumë, në mënyrë që duart më lehtë të rrëshqasin nëpër flokë, prandaj vetëm një e katërta e shkumës së asaj që jemi mësuar mjafton për një pastrim të mirë.
Prodhimet cilësore mund të përmirësojnë majat e dëmtuara
Ilaçi i vetëm për majat e dëmtuara janë gërshërët. Derisa nuk caktoni një termin tek floktari, majat e dëmtuara i maskoni me preparate që përmbajnë silikon apo me dyllë të bletëve.
Larja e përditshme dëmton flokun
Larja e përditshme e flokut sigurisht se është e shëndetshme, por vetëm deri atëherë kur nuk përdorni shampo të fortë, që nga koka dhe rrënja e flokut zhdukin vajrat natyrale. Nëse keni flokë të yndyrshëm, larja e përditshme natyrisht se do të jetë e mirëseardhur. Mirëpo, përdorni shampo të butë me silikon apo pantenol. Por, personat me flok të dëmtuar apo me flok të thatë do të duhej t'i lajnë flokët e tyre çdo të dytën ditë. Varësisht nga lloji i flokut, kurrsesi pas larjes mos harroni të vendosni regjenerues.
Kombinimi i shampos dhe regjeneruesit është mashtrim
Kjo është vetëm një arsye për t'ju dëmtuar financiarisht. Shampo pastron e regjeneruesi ushqen flokun, prandaj nëse dëshironi t'i mbani flokët të shëndetshme dhe me shkëlqim, ky kombinim është zgjedhja e duhur.
Pas një kohe të gjatë floku mësohet me një shampo, prandaj duhet ndërruar çdo gjashtë muaj
Thënë të drejtën, prej nga njerëzve mendime të tilla? Flokët janë të 'vdekura', prandaj nuk mund të 'mësohen' në diçka. Këtu bëhet fjalë rreth perceptimit tuaj se si ndikon floku në formulën e re.
Shpëlarja e fundit me ujë të ftohtë, flokut i sjell shkëlqim
Shpëlarja e kokës me ujë të ftohtë nuk do bëjë asgjë më shumë, vetëm sa do t'ju kthjellë, pra, nuk fal shkëlqim flokut. Nga ana tjetër, shpëlarja me ujë të vakët, flokut tuaj vetëm sa do t'i dhurojnë ngjyrë më kadife.
- Si të zgjasë muaji i mjaltit sa më gjatë?
- Çka d.m.th., nëse ëndërroni se burri ju mashtron?!
- Si ta bëni atë për vete shumë shpejt?
- Situatat që përfundojnë me grindje
- Ndikimi i pensionimit në shëndet
- Sulmi në zemër pas shpërthimit të zemërimit
- Zbulohet lidhja në mes epilepsisë dhe autizmit
- Mos i harroni perimet e bardha!
- Fshehtësia e gruas
- Këshilla grimi për sy të larmë
- Llojet e lidhjes që duhet shmangur gjithmonë
- Si ta refuzoni një mashkull në mënyrën e duhur?
- Fshehtësia e gruas Kapitulli i njëzetepestë
- Si ta bëni ndarjen më të lehtë?
- Gjëra që na mëson Hollivudi për dashurinë
- Fshehtësia e gruas Kapitulli i njëzetekatërt
- Shenjat që tregojnë se ai është tradhtar
- Pasiguria në një lidhje
- Fustani i kuq në gjuhën e meshkujve ka kuptimin “të dua”
- Fshehtësia e gruas Kapitulli i njëzet e tretë




ad_d.jpg)


Komente