Kur hiqni dorë nga të gjitha, për hir të tij!
Ka femra të cilat, kur hyjnë në lidhje, bëjnë një gabim mjaft serioz: heqin dorë nga të gjitha gjërat e jetës së tyre të cilat nuk kanë të bëjnë me të dashurin e tyre dhe me nevojat e tij. Rezultat i kësaj është një pakënaqësi e madhe e tyre, ku ato njëkohësisht ndihen edhe tepër të pakënaqura, e mund të ndodhë që mu burri i tyre ta humbë çdo interesim për to.
Kështu, një grua, për të qenë bashkë me të fejuarin e saj, kishte hequr dorë nga të gjitha gjërat e tjera. Ai jetonte në një qytet tjetër dhe nuk kishte ndërmend që të shpërngulej, prandaj ajo u shpërngul te ai. Kjo dmth se ajo lëshoi punën e saj, banesën, u largua nga familjarët dhe miqtë, për t’iu përkushtuar në tërësi të fejuarit. Ai nuk donte që ajo të punonte jashtë shtëpisë, prandaj ajo mbeti në shtëpi duke i ndihmuar atij në punën e tij. Ai nuk donte që të martoheshin para se ajo të mbetej me barrë, e kur filloi që t’i mundojë steriliteti, nuk i lejoi që të flasë për këtë problem me askënd të familjes së saj, e as me miqtë. Tërë kjo mesele zgjati tri vjet, pas së cilës periudhë ajo u largua nga ai, e lënduar, aspak e ngjashme me atë femrën e lumtur dhe energjike sikur që ishte para kësaj periudhe.
Kur njoftoheni me ndonjë person të ri, mund të ndodhë që të mësoni shumëçka të re, sikur para jush hapet një botë e re. Dhe, kjo është e mrekullueshme – përpos që nuk duhet harruar që edhe më parë keni pasur hobit tuaj, miqtë, personat që i keni dashur... Nëse edhe ju veproni sikur femra për të cilën ju folëm, atëherë do të rrezikonit që në lidhje ta humbnit veten. Më nuk do të ishit ai personi interesant që partneri ka njohur, prandaj ai do ta humbte interesimin për ju. Kur të përfundojë lidhja, atëherë do të pyeteni se ku kanë mbetur miqtë, familjarët, hobit... por, për fat të keq do të jetë tepër vonë.
Është mirë ta njihni botën e personit tuaj të dashur, por për këtë shkak, nuk duhet të hiqni dorë nga bota juaj, nga vetja juaj. Disa femrave kështu u duket se përkushtohen më shumë ndaj personit të dashur, por kjo nuk është kështu – nëse hiqni dorë nga një pjesë juaja, atëherë ofroni më pak edhe për të.
Kënaquni në dashuri, në marrje dhe dhënie, por kujdes që të mos e humbni veten, meqë atëherë kurrë nuk do të mund të jini të lumtur, vetëm do të ndiheni sikur gjithçka sakrifikoni për të, e nuk merrni asgjë në këmbim.
Komente
- I huaji në shtëpi
- Dieta për gurmanë
- Shenja të heshtura se keni nevojë për psikiatër
- Big Bastës i pëlqen të jetë artist i lirë
- Si do ta kalojë 14 shkurtin Argjentina Ramosaj?
- Klipi i ri i Çiljetës dhe Ingridit, frymëzim nga filmat amerikanë
- Televizori organik nga 'LG'
- Mobiliet për relaksim
- I huaji në shtëpi
- Kujdes nga super-bakteri në autobusë dhe trena
- Prezantuesi që nuk përton të flasë në facebook
- Sekreti i Çiljetës, në ditëlindjen e saj
- Getoar Selimi "black", dhe gjithmonë me Florentën
- Tone të buta për pranverën e vitit 2012
- I huaji në shtëpi
- A e pëlqejnë femrat mashkullin me mjekër?
- Disa rregulla për të cilat flitet fare pak
- Nëse të lë zemra, të lë edhe truri
- Shmangni bakterin që shkakton kancerin në lukth
- Si ta shpejtoni metabolizmin dhe t’i hiqni kilet shtesë




ad_d.jpg)


Zbon as grujes mi besu e as burrit krejt njesoj jon ihaaaa krejt njesoj jon bo tash.
PER MENDIMIN TIM GRUAJA TE NA ESHT MA E SHTYPUN SE SA MASHKULLI EDHE GJITHON GRUAJA BON MAS MASHKULLIT TUKE I HARRUAR TE GJITH VETEM E VETM TE MOS E HUMB BASHKESHORTIN NESE EDHE E MALLTRETON OSE E TRADHTON AJO PRAP SE PRA KA ME KON AFER TIJ PER ARSYE TE NDRYSHME.GRUAJA TE NA DUHET ME NDRYSHU MOS TI SHKON JETA DUKE U BERE URE E BURRIT SE MA E RENSISHME SE SA JETA E SAJ SESHT ASGJE,DUANI JETEN OJ GRA OJ VAJZA PERGJITHSI FEMNAT DHE MOS E LENI PUNEN E AS SHETITJET PER MASHKULLIN SE NUK JA FLEN.
une mendoj se te ?asurit partner te dashur apo bashkeshort po flas duke e perkrahur gjinite time mirepo edhe gjinine e kundert ka gjithqka ne kete jete mirepo une mendoj se njerezit e qyteteruar te cilet mendojne nje jete taman te drejte atehere mendoj se te qenurit vetvetja te ndihmon gjithehere te kesh vlere tek tjetri apo partneri ndersa meshkujt jane xheloze fanatik mirepo dashuria i ka kufijte e saj ndersa mendoj se nje mashkull i qyteteruar nuk lejon fanatizem ne mendjen e tij une kam te dashur ndersa id ashuri im e din mjaft mire qe nuk e degjoj kur eshte ne pyetje e ardhmja ime e karriera ime mirepo eshte shum i mire se personalisht kujdeset qe une te luftoj per te ardhmen time e duhet bere kujdes me zgjedhjen sepse jeta eshte e gjate shpresoj tmos i ndodh askujt zgjedhje e gabuar
Pershendetje Mimoza une tu kisha pergjigj pyetjes tende si psikologe e ardhshme qe pretendoj te jem se shpejti: Ti duhet te jesh me e kujdesshme per lidhjen te cilen e zgjedh qe do te jete per ty tgjitha femrat eenderrojne me te bukurin me te mirin mirepo nganjehere duhet te bejme zgjedhjen me te arsyeshme per ne qe na ben te ndihemi te lumtura prandaj tkisha sugjeru diqka beje per vete dikend qe e din qe e ke afer genjeshter ajo qe thone larg syve afer zemres kto jan spekulime te kota kshtuqe ti kuptoje dhe arsyetoji gjerat mire mendo se largesia nuk e ben te forte nje lidhje fute ne koke prandaj ndoshta ke qen nje kujtim shum i bukur i atij djaloshi mirepo vetem kaq kshtuqe nganjehere jo te gjitha lidhjet kurorezohen me lidhje te gjate apo fejese,, ruaje dhe ti si kujtim e jeto realitetin
pershendetje :un jam takuar me 1.djal nga zvicra kemi biseduar ne msn 4 muaj erdh ks u takova me t a. dhe ishte shum serioz.me ja filliu.1 lidhje po ai pasi shkoj ne zvicer me tha te mbesim shok e pyta se ku esht.problemi tha vetem largsia esht problem se kshtu tek.ti skom vrejtje spo di qka te mendoj a me kthehet prap ai djalosh ju lutem dua 1 pergjigjeje te verte ok ju pershends te gjitheve te gjitha kto qka tregova esht shum e vertet
Studente ne situaten tende ndodhem dhe une izolimi ne te vertet sikur ka varrosur gjith ate intelegjence timen dhe un jam nane dhe shum krenare me kete titull por te tjerat jan rrenuar ne jeten time larg familjes dhe gjitha endrrat per karier profesionale i kam ndertuar ne skajin e farfur te ballkanit me destinacion varrosje ne qender te evropes tani ndjehem nji grua e rendomte shkalla e intelegjences sikur u zhduk forca shpirtrore etj,dikur kam mendu se jam nji grua e forte por smu nebojit shum kohe te kuptoj se kjo esht perkulje nga gjinia dhe shpesh mendoj sikur te isha djale.
spajtohem aspak jom shum i bindur aj qe e lexon ket shkrim mer kso inciative do me than menjeher jepni shtytje ne mendjen e atij personi qe e lexon me ba pun te kqija nuk pajtohem ky esht mendimi im
eh jete o jete! asgje spaske te vertete! Une kam qene kush kam qene gjithka kam ditur gjithkqa kam bere, nga qyteti u martova ne pus pa fun (fshat) dhe u ktheva mrapa totalisht. Nuk guxoja te lexoja shtypin nga vjehrri! Nuk guxoja ta shikoja tv! Djaloshi ishte student ne qytetin tim, nuk pyeti familjet e tona per aktin a tij ! Ikem larg , larg me la vete, me tradhtoi, me rrahu, me poshteroi, iu nadava u pavaresova , me vinte pas , ne jete me ka hyr me dhune jetona akoma me dhune, nuk edi qka pret nga une.Aktiviteti im artistik ka ngec, shkalla e inetelegjences ka rene, nene jam bere , ne shtepi kam mbete, koha po me ike, e vetme jam, larg vendlindjes jam. e merzitur jam. e lodhur jam e zhgenjyer jam:( Ky shkrim me lart sikur 100% ka dal nga zemra ime! Mbase ka me mijera shpirta binjak .
Nuk eshte e gjitha reale, kryesisht duhet te dish se per kend te besh, ndoshta per dikend ja vlen edhe te heqesh dor, jo nga te gjitha (familjes) per hir te tij apo te saj, por egziston edhe e kunderta, ndoshta heq dor per personin e gabuar per tradhtarin sepse siq e dim ka njerz te karakterit te dobet deri sa e ben dike per vete shtiret se eshte personi me i mir ne bot por kur e ben dhe e di qe e ka arrit qellimin e tij ateher ben qfar te do, mirpo ky problem eshte e vertet qe egziston me shum tek femrat sepse femrat besojn me teper, dhe jan me te sinqerta, po prap e them se e gjitha mvaret prej karakterit te njeriut.
Po pajtohem plotesisht me shkrimin e bere,se kjo qe ju pershkruani eshte njesoj sikurse edhe nje shtet i cili ka shume nacionalitete shum raca etj ,ata sjellin shum kultura,dhe nje shtet behet shum me i pasur dhe me simpatik,.Pra kjo ndodh edhe te gruaja e cila ka shoqeri dhe dhe familjar e cila pas takimeve me ta sjell shum freski ne shtepi.Por kjo qe ndodh ne izolimin e gruas nuk ndodh vetem tek ne ,por eshte plotesisht individuale.Pra me kohe beni zgjedhjen!!!.
shume fjale me vend.se po ia plotsove burrit deshiren per qdo gja:jo mos shko aty,jo mos dil....te hyp mbi krye.e po ia ktheve fjalen dhe bahesh me e ashper te reagosh kur te thot mos shko te dikush i familjes qka e ke eshte shume me mire e plus lavdohesh.....
krejt orgjinal koka
asaj femre e cila trathtohet aq let nuk d.mth qe e ka trathtue i fejumi apo i dashuri ajo qe bon marrdhenje me vet deshir ajo me ni fjal e ka pranue vet ska tjeter
ka diq ,po jo e tera reale , nuk mund te jetë
gjilan
Qdo qifte bashkeshortore e ke natyren e vete te lidhjes mese tyre.Dhe 97% BESOJBASHKESHORIT DHE 3% MOS I BESO SE TE NDIMON.
shum e vertet eshte
edhe un kam te njejtin problem un ende sjam martuar po e dua edhe un ni djal aq shum sa qe neser mun ti le te gjith per te nuk e di pse e kam ket mendje krejtsisht jam qmendur
i lumte atij apo asaj se kush e shkroi kete e vertet eshte e gjitha