Largojeni dhimbjen e kokës me jogurt dhe kafe
Piperi ndihmon nëse koka po ju pëlcet shkaku i alkoolit, banania shëron migrenat e rënda, e dhimbjen e shërojnë edhe kafeja e fortë, çaji, mollët. Pa marrë parasysh nëse është e përkohshme, e rrallë apo e shpeshtë, nga kokëdhimbjet vuajnë rreth dy të tretat e njerëzve. Edhe pse ekzistojnë shumë mënyra të tjera natyrale, më së shumti përdoren tabletat. Ushqimi i pasur me kalcium, jogurti për shembull, që në mëngjes parandalon kokëdhimbjen. Jogurtin kurrsesi nuk do duhej harruar nga njerëzit të cilët para një kokëdhimbje të fortë ndjejnë puls të fortë në kokë, që në rastet më të shpeshta vjen si pasojë e mungesës së kalciumit. Krahas jogurtit mund të ndikojnë edhe bademi, sepse janë të pasur me magnez, i cili do t'i relaksojë enët e gjakut e po ashtu edhe mollët kanë ndikim pozitiv në parandalimin e dhimbjes së kokës. Ata që vuajnë nga format e ndryshme të kokëdhimbjes, forma të forta të migrenës për shembull, kurrsesi nuk do duhej ta anashkalojnë ushqimin e pasur me magnez, bananen, arrat, orizin integral dhe avokadon. Për drekë do të ndihmonte spinaqi, sepse e ul shtypjen e gjakut dhe zbut simptomat e pijes dhe alkoolit e po ashtu edhe specat pikant mund të ndihmojnë. Pas një darke edhe një gotë me qumësht të ngrohtë do të ndihmojë, sepse relakson enët e gjakut përderisa sistemit nervor do t'i mundësojë një gjumë të rehatshëm.
Trupi i hidratuar do ta ketë më të lehtë
të largojë helmet
Uji është mënyra më e lirë dhe më e efektshme në parandalimin e kokëdhimbjeve, sepse organizmit i ndihmon në largimin e helmeve me ndihmën e urinës dhe djersitjes. Uji po ashtu ndikon në rregullimin e temperaturës së trupit, prandaj duhet konsumuar në sasi sa më të madhe.
Një kafe e fortë zbut dhimbjet
Konsumimi mesatar i kafesë, përkatësisht një kafe e fortë në ditë, zbut simptomat e kokëdhimbjes, sepse kafeina tkurr enët e gjakut dhe zvogëlon dhimbjet. Por, duhet pasur kujdes, sepse sasia e tepruar e kafesë vetëm sa i shton dhimbjet.
Patatja e zier parandalon kokëdhimbjet
Patatja e zier është e pasur me kalium, i cili është mjaft i efektshëm kundër kokëdhimbjeve, sidomos nëse shkaktohet si pasojë e alkoolit. Ata të cilët vuajnë nga kokëdhimbjet, çdo mëngjes do duhej të konsumojnë nga një banane, sepse është e pasur me magnez.
- Kur bien maskat
- Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë
- Dafina vazhdon të luajë me flokët e saj
- Elvisi pas BB5 gati biznesi i ri
- Rovena Domi një mis që të djegë
- Dashurinë e vërtetë mund ta gjeni, pa marrë parasysh moshën
- Kur bien maskat
- Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin
- Mendoni pozitivisht, jetoni më gjatë!
- Disa këshilla për një bark të rrafshët
- Revolucioni plastik
- Kur bien maskat
- A vuani nga kokëdhembjet seksuale?
- Pesë ushqimet nga të cilat plakemi më shumë
- Vitaminat B1 dhe B2 zbutin PMS-në
- Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin
- Prishtinasi e bën të qajë Gertën
- Dafina çdo sekondë me Ledrin
- Flori flet me ironi për kundërshtarët
- Kur gabojnë femrat teksa vënë grimin!




ad_d.jpg)


Komente