Mobiliet për relaksim
Në atë kënd, i cili është i krijuar tërësisht sipas masës suaj, duhet të vendosen mobilie, të cilat edhe do ta mundësojnë një gjë të tillë. Relaksimi është i plotë dhe i përkryer vetëm atëherë kur mund ta shtrini trupin, t'i ngrini këmbët, të mbështetni shpinën dhe duart. Nëse në atë pozitë mund të bëni edhe atë që ju pushon më së shumti, të dremitni, lexoni, shikoni TV, etj., atëherë e keni arritur kulmin. Me rastin e rregullimit të enterierëve banesorë më së shpeshti vëmendje e veçantë i kushtohet hapësirës në të cilën njeriu mundet të pushojë gjatë ditës. Ndoshta për shkak të mungesës së një shprehie të tillë, edhe sot nuk mundohet për sjelljen e mobilieve të tilla në dhomën e ditës ose në ndonjë hapësirë tjetër. Në fakt, për një kënd të tillë nuk nevojitet diçka tjetër, përveç asaj që tashmë e keni në shtëpinë tuaj. Një kolltuk me një stol, tavolina me një llambë, munden plotësisht të plotësojnë nevojat e secilit kur bëhet fjalë për këndin për relaksim. Është me rëndësi që me rastin e organizimit të hapësirës për pushim dhe relaksim të përditshëm të mos e harroni edhe esencën e tij, pra të zgjidhni mobilie të cilat para së gjithash janë të rehatshme, praktike dhe të mund të përshtatet në rrethana të tjera. Mbani në mend se bëhet fjalë për këndin për relaksim, si fizik ashtu edhe mental, pra siguroni edhe muzikë, derisa llamba e tavolinës do të shërbejë në rast se doni të lexoni ose të zgjidhni ndonjë lojë ose enigmë.
- Kur bien maskat
- Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë
- Dafina vazhdon të luajë me flokët e saj
- Elvisi pas BB5 gati biznesi i ri
- Rovena Domi një mis që të djegë
- Dashurinë e vërtetë mund ta gjeni, pa marrë parasysh moshën
- Kur bien maskat
- Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin
- Mendoni pozitivisht, jetoni më gjatë!
- Disa këshilla për një bark të rrafshët
- Revolucioni plastik
- Kur bien maskat
- A vuani nga kokëdhembjet seksuale?
- Pesë ushqimet nga të cilat plakemi më shumë
- Vitaminat B1 dhe B2 zbutin PMS-në
- Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin
- Prishtinasi e bën të qajë Gertën
- Dafina çdo sekondë me Ledrin
- Flori flet me ironi për kundërshtarët
- Kur gabojnë femrat teksa vënë grimin!




ad_d.jpg)


Komente