description

Nëse jeni sikur Anxhelina, atëherë mashkulli nuk do t?ju kuptojë

Publikuar: E shtune 19 Qershor 2010, 21:39 0 Komente

Ashtu sikurse Bred Piti që duhet të ballafaqohet me karakterin kompleks të Anxhelina Zholisë, me ndryshimin e humorit të saj, po ashtu edhe njerëzit e tjerë, edhe pse nuk jetojnë sikurse të famshmit, duan sikurse ata, kanë probleme të dashurisë dhe kanë përparësi dhe të meta të ngjashme të cilat ndikojnë në lidhje. Nëse doni që të martoheni në moshë të re, sikurse Kolina, më vonë mund t’ju duhet të investoni një mund të madh për ta ruajtur atë dashuri. Por, nëse jeni person i tillë, që kërkon nga partneri një kujdes maksimal, sikur që është Xhordan, atëherë nuk duhet të jeni tepër kritikë ndaj tij, nëse nuk e bën një gjë të tillë. Nëse, sikur Madona, mendoni se mashkulli duhet të jetë njëlloj i suksesshëm sikurse ju, meqë në të kundërtën ju mërzitet shpejt, rikujtojani vetes se karriera nuk është gjithçka në jetë dhe relaksohuni.

Misterioz, sikur Anxhelina Zholi

Nëse jeni sikur Anxhelina Zholi, atëherë partnerit tuaj do t’i pëlqejë karakteri juaj misterioz, por mund të ketë edhe vështirësi që të kuptojë se çka doni nga ai. Për këtë shkak, duhet të mundoheni që të jeni më e qartë.

Edhe pse është e pavarur, Xhenifer Aniston preferon tradicionalen

Nëse doni që për ju të kujdeset një mashkull maço, atëherë jeni sikurse Xhenifer. Jeni e pavarur, por kur bëhet fjalë për lidhjet, keni qëndrim tradicional. Në lidhje jeni besnike.

Kolin Runi di si ta gjejë mashkullin e duhur

Nëse në lidhje jeni besnike dhe stabile, sikurse gruaja e futbollistit Uejni Runi, Kolin Runi, atëherë dmth se jeni në gjendje që ta vëreni mashkullin e mirë dhe të shkoni pas tij. Kjo do të ndikojë që të ‘rehatoheni’ në moshë të re.

Madona pret shumë nga partneri i saj

Jeni sikur Madona, nëse keni kërkesa të mëdha nga lidhja dhe partneri, i cili duhet të jetë tepër i suksesshëm dhe i motivuar. Nëse ju pëlqen me të vërtetë ai njeri, duhet të mundoheni që lidhja të ketë sukses.

Xhordan dëshiron ta ketë fjalën kryesore

Modelja glamuroze Xhordan, apo si quhet në të vërtetë, Kejti Prajs, dëshiron që të jetë kryesorja në lidhje dhe që partneri i saj të përshtatë nevojat e tij me të sajat. Nëse edhe ju jeni e tillë, atëherë dijeni se fuqia juaj e brendshme ju ndihmon që më lehtë të tejkaloni problemet në lidhje.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve