Një natë për t'u penduar
Babai vetëm buzëqeshi. Por, e ka ditur Drenusha që megjithatë do të shkonte qetë deri te banja dhe ta bindë Sofinë që të dalë nga banja para se të bënte atë që do ta bënte përndryshe. Kishte një dhunti të çuditshme me femrat. Ndoshta qetësia e tij ka ndikuar në faktin që edhe Sofia, dhjetë vjet më e re se ai, të dashurohet e martohet, edhe përkundër faktit që e kishte të shkruar që të mos gjejë kurrë një gjuhë të përbashkët me Drenushën. Nëna e Drenushës kishte vdekur kur ajo ishte 4-vjeçare, ishte mësuar që si adoleshente të njohë shoqe të ndryshme të babait të saj. Ishte e vetëdijshme që babai i saj ishte duke kërkuar një bashkëshorte të re për vete, ndërsa gjithashtu e dinte se ajo do të jetë Sofia qysh në momentin kur e kishte parë. E gjatë, me flokë të zeza, hundë të mprehtë, por me gjokse të mëdha, Sofia ishte prototip i femrës të cilën babai i drenushës e kishte ëndërruar. Shumë më ndryshe se nëna e zbehtë, e vogël dhe e imët e Drenushës, gjithmonë e sëmurë dhe tepër e dobët në jetë. Natyrisht, Drenusha i kishte thënë babait që nuk ka asgjë kundër martesës së tij, por Sofia dhe ajo kurrë nuk ia dolën që të krijojnë raporte më të thella. Çdo gjë kishte të bënte me shmangie ose xhelozi kur ishte e pamundur të shmangen disa gjëra. Sapo e kishte vendosur edhe gjënë e fundit në valixhe, dëgjoi se si u hap dera e banjës dhe një zë i lehtë femre e njoftoi Drenushën se banja është e lirë.
Kapitulli i dytë
Në firmë punonin dhjetëra njerëz të punësuar me vendim pune, ndërsa kishte edhe shumë bashkëpunëtorë me honorar, të cilët kohë pas kohe paraqiteshin në zyra. Drenusha i njihte të gjithë, pra edhe sot ka kaluar lehtë nëpër firmë, duke u përshëndetur me të gjithë, ashtu siç ka bërë secilën ditë të punës. I pëlqente ai rreth i përbërë kryesisht nga njerëz të rinj familjarë, të cilët ishin të kënaqur me pagat dhe me pronarët. Drejtori ishte djali i njërit prej dy pronarëve, kishte 32 vjet dhe të gjithë e adhuronin. Sado që kishte probleme në punë, bashkësia e vogël ia dilte mban me buzëqeshje dhe mirëkuptim. Grindje thjesht nuk kishte, thashetheme gjithashtu jo. Arkëtarja i ishte ankuar Drenushës për djalin e madh, i cili kishte vetëm shtatë vjet dhe për sherret e tij, ndërsa më pas i tha ta nënshkruajë urdhrin e udhëtimit. Gjatë shikimit të planit të udhëtimit, i cili e priste dhe në mungesë të triskave për benzinë në zarf me të hollat për shpenzime, Drenusha e shikoi arkëtaren me kureshtje.
- A është çdo gjë në rregull?
- Nuk ka triska për benzinë.
- Paskam harruar fare të të tregoj! Nuk do të shkosh me veturë, por me aeroplan.
- Pse?
- Udhëtimin e ka financuar një agjenci turistike, e cila do që ta blejë ueb-sajtin tonë. Nuk i di detajet, por vetëm e di që do të shkosh me aeroplan.
- Por, pse nuk më kanë njoftuar? Prej ku ky ndryshim plani? Çfarë blerje, çfarë agjencie?
Arkëtarja nuk kishte çfarë t'i thoshte dhe kështu Drenusha e pati të qartë se si nuk do të merrte ndonjë përgjigje nga ajo.
Në rregull, ndoshta Samiri do të ma sqarojë tërë situatën. Faleminderit dhe mos u mërzit për sherret e djalit, të gjithë kemi qenë të tillë me shtatë vjet.
/vijon/
- Kur bien maskat
- Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë
- Dafina vazhdon të luajë me flokët e saj
- Elvisi pas BB5 gati biznesi i ri
- Rovena Domi një mis që të djegë
- Dashurinë e vërtetë mund ta gjeni, pa marrë parasysh moshën
- Kur bien maskat
- Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin
- Mendoni pozitivisht, jetoni më gjatë!
- Disa këshilla për një bark të rrafshët
- Revolucioni plastik
- Kur bien maskat
- A vuani nga kokëdhembjet seksuale?
- Pesë ushqimet nga të cilat plakemi më shumë
- Vitaminat B1 dhe B2 zbutin PMS-në
- Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin
- Prishtinasi e bën të qajë Gertën
- Dafina çdo sekondë me Ledrin
- Flori flet me ironi për kundërshtarët
- Kur gabojnë femrat teksa vënë grimin!




ad_d.jpg)


Komente