description

Prezantuesi që nuk përton të flasë në facebook

Publikuar: E hëne 6 Shkurt 2012, 17:14 0 Komente

Është një nga prezantuesit më atraktiv dhe më i ndjekur në Kosovë, Labinot Gashi, i cili vjen në këtë rubrikë sot duke na treguar për marrëdhënien e tij me rrjetin social facebook. Madje, ai ka gjetur vetëm pak minuta që të na përgjigjet, po në facebook, pasi ishte drejtpërdrejti në programin e tij të së dielës. Labi na tregoi se nuk është shumë i lidhur me facebookun, por e përdorë kohë pas kohe, sidomos kur është jashtë vendit. Ndërsa, ai sapo kishte postuar disa foto nga programi i tij, ku njërën e rrëmbyen ne, prezantuesi tha se poston dhe fotografi. Djaloshi nuk përton të flasë me të gjithë, apo t'u përgjigjet kur është në facebook. Megjithëse ka disa adresa me emrin e tij, thotë ai, saqë me këtë të vërtetin disa nuk i besojnë që është ai. Natyrisht, shpesh herë ai vendos edhe ndonjë thënie që i vjen në moment, në murin e facebookut të tij. M. GJ.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve