description

Ribashkohen Rezarta dhe Afroviti

Publikuar: E mërkure 1 Shkurt 2012, 22:05 0 Komente

Thuhet se bora e pastron ambientin, i largon dhe viruset e gripit, por si duket afron dhe njerëz. Madje, ka qenë Prishtina ajo që i ka afruar vetëm pak ditë më parë dy bukuroshet nga Shqipëria, këngëtaren Rezarta Shkurta dhe modelen Afrovite Goge, të cilat, si duket dhe siç shihen në këtë foto, bardhësia e borës i ka pastruar edhe zënkat e tyre dhe inati është harruar. Kjo foto është realizuar nga fotografi i njohur Avni Selmani, në Prishtinë, pasi vetëm pak ditë më parë të dyja vajzat kanë ardhur për ta shijuar borën e rënë, por ndoshta edhe për t'i thënë fund armiqësisë së tyre, të cilat ndoshta nisën pikërisht këtu në Kosovë, kur ishin të pranishme në "Vip Shpija 1". M. GJ.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve