description

Sekreti i Çiljetës, në ditëlindjen e saj

Publikuar: E hëne 6 Shkurt 2012, 17:13 0 Komente

Më 5 shkurt një nga këngëtaret më seksi shqiptare, Çiljeta Xhilaga ka mbushur 27 vjet. Edhe ne si gazetë ia uruar, ku në atë orë të vonë të natës me shumë dashuri na ka falënderuar. Por, Çiljeta siç e shihni në foto, edhe në muajt e parë të jetës ka qenë një fëmijë i bukur, por tashmë ajo është rritur. Ndërsa, në faqen e saj në Facebook, ja se çfarë shkruan ajo në këtë ditë festive për të "Kur isha një bebe e vogël, mami iu lut Zotit që të bëhesha një znj. e bukur dhe e mbarë, dhe Zoti ia plotësoi.....sot mbush 27 vjet dhe unë i lutem Zotit të më plotësojë ëndrrën më të madhe të jetës sime....( sshshsshsh..është sekret nuk jua them dot). Natyrisht, që ne kuptojmë këtë sekret të këngëtares, që ndoshta dëshiron të bëhet nënë pse jo, pasi tani princin e ka gjetur. Gëzuar edhe një herë Çiljeta dhe urojmë që kjo ëndërr të të realizohet! M. GJ.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve