Shmangni bakterin që shkakton kancerin në lukth
Nëse në ushqim shtoni ushqimet e pasura me vitamina C, keni mbrojtje shtesë ndaj kancerit në lukth. Ekspertët nga instituti për kancer Dana Farber kishin shikuar disa studime klinike dhe kanë ardhur në përfundim se prevalencat e larta të bakterit "Helicobacter pylori" ndërlidhen me përqendrim të ulët të vitaminës C në gjak dhe në lëngjet e lukthit. Kjo baktere ndërlidhet me shfaqjen e qelizave kancerogjene në lukth, theksojnë ekspertët amerikanë përmes revistës "Indian Journal of Pharmacology". Infeksioni bakterial kronik me këtë bakter është faktor rreziku për disa forma të kancerit të lukthit, por edhe më tutje ekspertët nuk kanë definuar mekanizmat, me të cilët faktorët bakterialë ndikojnë në zhvillimin e qelizave kancerogjene. Pothuajse gjysma e popullatës së botës është e infektuar me bakterin"H. Pylori", përderisa kanceri i lukthit është njëri ndër shkaktarët udhëheqës së vdekjes nëpër botë. Përqendrimi i lartë i vitaminave C nuk mund ta shërojë infeksionin, por mundet ta parandalojë atë si dhe parandalon infeksionin e sërishëm, prandaj sikurse që ndikon në freskimin dhe forcimin e sistemit imun me rastin e ftohjes, këtë vitaminë duhet ta marrim me të madhe para se të sëmuremi. Pacientëve të infektuar me këtë bakter pos terapisë së zakonshme ju sugjerohet që të shtojnë ushqimin e pasur me vitamina C, në mënyrë që të parandalohet ri-infeksioni. Vitamina C me të madhe ka në agrume, speca, papajë, lakër dhe lakra turshi. Është interesante se si lakra tushi posedon më shumë vitamina C sesa portokalli, limoni apo grejpi.
- Kur bien maskat
- Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë
- Dafina vazhdon të luajë me flokët e saj
- Elvisi pas BB5 gati biznesi i ri
- Rovena Domi një mis që të djegë
- Dashurinë e vërtetë mund ta gjeni, pa marrë parasysh moshën
- Kur bien maskat
- Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin
- Mendoni pozitivisht, jetoni më gjatë!
- Disa këshilla për një bark të rrafshët
- Revolucioni plastik
- Kur bien maskat
- A vuani nga kokëdhembjet seksuale?
- Pesë ushqimet nga të cilat plakemi më shumë
- Vitaminat B1 dhe B2 zbutin PMS-në
- Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin
- Prishtinasi e bën të qajë Gertën
- Dafina çdo sekondë me Ledrin
- Flori flet me ironi për kundërshtarët
- Kur gabojnë femrat teksa vënë grimin!




ad_d.jpg)


Komente