description

Si do ta kalojë 14 shkurtin Argjentina Ramosaj?

Publikuar: E premte 10 Shkurt 2012, 2:41 0 Komente

Po vjen dita e të dashuruarve, 14 Shkurti, ndërsa ne u interesuam të pyesnim një nga çiftet më të ëmbël, siç është Argjentina Ramosaj me Valonin e saj, se çfarë do të bëjnë për këtë ditë. Këngëtarja e hitit "Perfekt' na ka treguar se 14 Shkurti për ta është një ditë shumë romantike dhe kanë vendosur të bëjnë gjëra shumë të veçanta dhe të bukura: do të dalin së bashku për darkë, më pas në kinema e shumë të tjera. Argjentina njëkohësisht ka treguar për gazetën tonë se është duke u bërë gati për të marrë pjesë për herë të parë në 'Top fest' me një këngë të bukur, që është punuar nga Flori Mumajesi (Thredots Production). M. GJ.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve