Si ta shpejtoni metabolizmin dhe t’i hiqni kilet shtesë
Që të jeni vital duhet të shpenzoni më shumë kalori se sa konsumoni, e për ta arritur një gjë të tillë, metabolizmi duhet të punojë me shpejtësinë e pestë. Edhe pse besohet se vitet e ngadalësojnë atë, disa gjëra lehtë mund të ndryshohen. Do ta përmirësoni punën e metabolizmit, si dhe do të keni disa kile më pak.
Kujdes çfarë dhe kur konsumoni
Shprehitë ushqyese janë vendimtare për metabolizmin. Pas pushimit të natës, sipas portalit "Fitsugar.com", trupit të njeriut i nevojiten "derivate". Mos e anashkaloni kafjallin, në të kundërtën metabolizmi do ta ngadalësojë punën për ta kursyer energjinë. Qëllimi është që trupi juaj ta fitojë energjinë me kohë dhe të punojë me kapacitet të plotë, pa ngadalësim dhe pa kursim. Në menynë tuaj duhet të ketë proteina, kalcium, çaj të gjelbër, çokollatë të zezë.
Për gjumë të lehtë
1. Mos konsumoni alkool para gjumit,
2. Shmangni ushtrimet natën vonë,
3. Dy orë para gjumit mos konsumoni gjë,
4. TV, lap-topët, mos i mbani në dhomën e gjumit,
5. Flini në qetësi.
Flini mirë
Pos ndjenjës së lodhjes, pagjumësia apo gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë këtu edhe mbipeshën. Hulumtimi i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se femrat, të cilat brenda natës flenë më pak se pesë orë gjumë, në 32% të rasteve janë më të ekspozuara ndaj mbipeshës, në krahasim me ato të cilat flenë normalisht. Gjumi jo i mjaftueshëm e ngadalëson metabolizmin. Edhe më keq - mungesa e gjumit e shton sekretimin e hormonit grelinë, i cili shkakton urinë.
Shtoni kardio-ushtrimet
Ushtroni disa herë brenda javës nga 45 minuta dhe një gjë të tillë bëjeni rregullisht - një studim amerikan tregon se pas ushtrimeve intensive metabolizmi shpenzon 190 kalori shtesë. Ekspertët theksojnë se ushtrimet intensive e mbajnë metabolizmin në punë të shpejtë edhe pas ushtrimeve, e kjo, sipas tyre, shkrin kaloritë. Kardio-ushtrimet më të mira janë vrapimi apo ngasja e biçikletës.
Uji
Kur ta konsumoni gjysmë litër ujë, metabolizmi përshpejtohet për rreth 30%.
Forcojini muskujt
Ndërtimi i muskujve nëpërmjet ushtrimeve e shpejton metabolizmin. Muskujt i shpenzojnë kaloritë më shumë se shtresat e dhjamit. Nuk është vërtetuar saktë, studime të ndryshme kanë shifra të ndryshme: një kilogram i masës muskulore shpenzon midis 30 dhe 100 kalori në ditë. E njëjta sasi e indit dhjamor shpenzon rreth 4 kalori brenda ditës.
- Kur bien maskat
- Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë
- Dafina vazhdon të luajë me flokët e saj
- Elvisi pas BB5 gati biznesi i ri
- Rovena Domi një mis që të djegë
- Dashurinë e vërtetë mund ta gjeni, pa marrë parasysh moshën
- Kur bien maskat
- Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin
- Mendoni pozitivisht, jetoni më gjatë!
- Disa këshilla për një bark të rrafshët
- Revolucioni plastik
- Kur bien maskat
- A vuani nga kokëdhembjet seksuale?
- Pesë ushqimet nga të cilat plakemi më shumë
- Vitaminat B1 dhe B2 zbutin PMS-në
- Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin
- Prishtinasi e bën të qajë Gertën
- Dafina çdo sekondë me Ledrin
- Flori flet me ironi për kundërshtarët
- Kur gabojnë femrat teksa vënë grimin!




ad_d.jpg)


Komente