Si ta tejkaloni krizën e tij të moshës së mesme?
Ia bëni qartë me dije se e doni, por edhe se kurrë nuk do të hiqni dorë nga lumturia juaj. Kini parasysh nevojat e tij, por edhe tuajat. Kriza e moshës së mesme është periudha mes 45 dhe 60 viteve të jetës. Këto janë vitet kur fillojmë të llogarisim dhe të analizojmë krejt çka kemi arritur në jetë deri atëherë. Te meshkujt kjo është më shumë e theksuar. Ata, kryesisht, bilancin e tyre jetësor e vlerësojnë si pamjaftueshëm të mirë, dhe për atë arsye dëshirojnë që në atë moshë të kompensojnë atë që kanë humbur.
Nevoja për ndryshime
Në atë periudhë mashkulli i cili nuk është i kënaqur me veten ka përshtypjen se ka humbur aq shumë në jetë. Është i bindur se i kanë kaluar magjitë dhe bukuritë e rinisë për shkak se ka punuar tërë kohën “për t'ua siguruar bashkëshortes dhe fëmijëve ato që u duhen”. Ky është një iniciues i përkryer i krizës. Sipas rregullave, kjo pakënaqësi zgjat shumë. Mashkulli, kryesisht, për të gjitha problemet e tij e fajëson bashkëshorten, e konsideron si armikun më të madh, dhe ngushëllimin e gjen në përqafimin e tjetrës.
Reflektimi në pasqyrë
Një aspekt tjetër me rëndësi i krizës së moshës së mesme është edhe mosdashja e mashkullit që t’i pranojë të gjitha ndryshmet fiziologjike dhe fizike të tij. Kjo i shtyn të sillen shumë paarsyeshëm. Shumë prej tyre në vitet e vonshme i ndërrojnë partneret për t’i dëshmuar vetes se ende janë të rinj dhe të dëshirueshëm. Atëherë përpiqen që të përmirësojnë pamjen e tyre fizike, mbajnë dieta, bëjnë korrigjime estetike, ngjyrosin flokët... Natyrisht, kjo fazë e mospranimit të plakjes është e pranishme edhe te femrat, por deri para pak kohësh e gjithë kjo ka përfunduar vetëm me rregullime. Megjithatë, kohëve të fundit ka shumë femra të moshës së mesme të cilat lidhen me meshkuj shumë më të rinj, gjë që u vërteton se ende janë të dëshiruara.
Kujdesuni për lidhjen
Komunikimi i keq në një martesë është arsyeja kryesore për shkak të së cilës mashkulli në mënyrë më intensive kalon përmes krizës së moshës së mesme. Partnerët gjatë martesës, të okupuar me obligimet e jetës, shpërfillin jetën e tyre të dashurisë dhe atë seksuale dhe fillojnë ta konsiderojnë si rutinë. Këtë e vërejnë vetëm pasi njëri prej tyre të fillojë një lidhje tjetër. Atëherë bëhen të vetëdijshëm se si për vite të tëra nuk janë kujdesur njëri për tjetrin.
Çfarë të bëni
Që të dy duhet të jeni të vetëdijshëm mbi ndryshimet tuaja trupore. Bisedoni haptas lidhur me këtë, sepse pas të gjitha obligimeve rreth punës dhe fëmijëve më në fund mundeni t'i ktheheni njëri-tjetrit dhe të ringjallni dashurinë dhe afërsinë mes jush. Mos merrni vendime në panik, afekt ose në shpejtësi. Diçka që keni ndërtuar me vite nuk do të duhej që ta shkatërroni për disa ditë. Kur të fillojë të tërbohet, thoni vetes se ju nuk jeni fajtore ose shkaktare, që tek ai shfaqen frika, pafuqia dhe zemërimi.
Evitoni bisedimet ballë për ballë, sepse, gjersa tek femrat ajo është shenjë përkrahjeje dhe kujdesi, meshkujt atë e shohin si një hetim policor, dhe tërhiqen në vete. Kuptoni se jeni duke luajtur në ekipin e njëjtë. Ndihmojeni të realizojë dëshirat e tij, të tejkalojë frikën dhe të heqë të gjitha dyshimet. Më e rëndësishmja – bëhuni të forta. Ia bëni qartë me dije se e doni, por edhe se kjo nuk do të thotë që do të hiqni dorë nga lumturia juaj. Kini parasysh nevojat e tij, por edhe tuajat sepse për vete, megjithatë, jeni më përgjegjëse.
Komente
- Dashuria e fshehtë e Mark Markut
- I huaji në shtëpi
- Gabimet më të mëdha që bëjmë në borë dhe gjatë të ftohtit
- Merrni masa ndaj konsumit të sheqerit
- Funksionon zemra artificiale që nuk rreh
- I huaji në shtëpi
- Dieta për gurmanë
- Shenja të heshtura se keni nevojë për psikiatër
- Big Bastës i pëlqen të jetë artist i lirë
- Si do ta kalojë 14 shkurtin Argjentina Ramosaj?
- Klipi i ri i Çiljetës dhe Ingridit, frymëzim nga filmat amerikanë
- Televizori organik nga 'LG'
- Mobiliet për relaksim
- I huaji në shtëpi
- Kujdes nga super-bakteri në autobusë dhe trena
- Prezantuesi që nuk përton të flasë në facebook
- Sekreti i Çiljetës, në ditëlindjen e saj
- Getoar Selimi "black", dhe gjithmonë me Florentën
- Tone të buta për pranverën e vitit 2012
- I huaji në shtëpi




ad_d.jpg)


Shume e vertete gjithcka qe keni shkruajtur, deri ne detajet me te vogla, ju falemnderit!
flm per ndimen tuaj