description

Si të filloni dietën?

Publikuar: E mërkure 22 Shkurt 2012, 22:18 0 Komente

Tashmë keni filluar të mendoni rreth asaj se ka ardhur koha që të ndërmerrni disa masa dhe që njëherë e përgjithmonë të ballafaqoheni me kilogramët shtesë. Mundoni veten tuaj për ditë të tëra, shtyni fillimin, e derisa ju mendoni se nga t'ia filloni dhe kur të filloni, kilogramët sa vijnë e shtohen. Po ashtu do të duhej ta dinit se ka shumë njerëz të cilët që nga momenti kur të marrin vendim për ta aplikuar dietën shtojnë disa kilogramë. Prandaj kur të jeni të gatshëm filloni menjëherë. Dieta për pjesën më të madhe të njerëzve është stresuese ngase pa ndërprerë mendojnë rreth asaj se sa është e lodhshme, me shumë ndalesa dhe pengesa, se si do të jenë të uritur e të etur. Fillimet dhe dështimet e shpeshta janë pasojë e dietave joadekuate të cilat i keni zgjedhur për t'i aplikuar, prandaj si pasojë e masave rigoroze nuk mund t'ju shkoni deri në fund. Njerëzit me mbipeshë as nuk janë të dobët e as dembelë, por vuajnë nga çrregullimet në ushqim. Për ta mposhtur një gjendje të tillë dhe për t'ia dalë ta mposhtni urinë apo oreksin nevojitet kohë dhe mënyrë adekuate e të ushqyerit. Ndoshta deri më tani nuk jeni ballafaquar në mënyrën e duhur me problemin tuaj, keni punuar gabimisht prandaj edhe kanë munguar rezultatet. Nëse deri më tani nuk keni kuptuar shkasin e mbipeshës suaj dhe përgjigjen e kërkoni në metabolizëm, trashëgim, në pamundësinë e aplikimit të dietës, atëherë nuk keni vëzhguar shprehitë tuaja dhe shkaqet e mbipeshës.

 

Disa këshilla për t'i ndihmuar vetes :

1. Zvogëloni sasinë e ushqimit që konsumoni brenda ditës.

2. Shkruani atë që keni konsumuar gjatë gjithë ditës.

3. Definoni shprehitë tuaja të dëmshme.

4. Në mënyrë të sinqertë shkruani arsyet nga të cilat e teproni me ushqimin dhe kur ndodh kjo.

5. Provoni ta ndalni veten, e nëse jo, atëherë shkruani pse ndodhi kjo.

6. Vëzhgojeni veten tuaj pa kurrfarë paragjykimi, me rëndësi është t'i kuptoni arsyet pse konsumoni tepër dhe pse ndodh kjo.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve