Tone të buta për pranverën e vitit 2012
Gjatë këtyre ditëve të ftohta dimërore tanimë jemi ngopur nga buzëkuqtë e errët, hijet e zeza kozmetike dhe materialet e rënda, kështu që mezi presim të ngrohet moti dhe të vijnë trendë të rinj. Ekspertët botërorë të grimit pajtohen se për grimin pranveror preferohen ngjyrat pastele.
Ngjyrat pastele do të mund t'i quanim ngjyra magjike, kur është në pyetje grimi, sepse u rrinë mirë të gjithave. Nga ngjyrat natyrore, deri te nuancat pastele të ngjyrës së portokalltë, të gjitha këto janë ngjyrat të cilat do ta freskojnë fytyrën tuaj menjëherë dhe pa shumë mund.
Buzët
Shkëlqyesit më të preferuar janë mu ata të nuancave pastele, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ngjyrën e kuqërremtë apo krem. Arsyet janë të shumta. Shkëlqyesit e tillë vihen shpejt dhe nuk kërkojnë precizitet të madh, sikur disa shkëlqyes të nuancave të theksuara, e përpos kësaj, ata japin një pamje të freskët aty për aty. Për dallim nga shkëlqyesit e kuq, të kuqërremtë, apo ngjyrë vjollcë, ngjyrat pastele lejojnë edhe gabimet e vogla, prandaj mund të vihen edhe në autobus, automobil, apo lift.
Faqet
Femrat e zbehta përfundimisht mund të ndihen mirë, sepse faqet e tyre nuk durojnë nuanca të forta, apo bronzues të errët, për shkak se fytyra iu duket e njollosur. Bojëkuqët e lehtë janë si të bërë për to, kurse struktura e kadifenjtë i jep fytyrës së tyre një shkëlqim shtesë. As femrat më të zeshkëta nuk duhet të përmbahen nga tonet pastele në fytyrë. Për to janë më të përshtatshmet prodhimet me strukturë të kadifenjtë, të cilat vihen në majë të faqeve, duke theksuar konturat e fytyrës.
Sytë
Ekspertët e grimit preferojnë që, në këndin e brendshëm të syve, gjithmonë të vejmë pak hije shkëlqyese, në mënyrë që sytë të duken më të mëdhenj dhe më të pushueshëm. Atëherë pse të mos provojmë ta vejmë lapsin me ngjyrë të kuqërremtë, apo të kaltër pastele? Nuancat pastele të ngjyrave natyrore dhe e kuqërremta janë ideale për një pamje të freskët në mëngjes.
Thonjtë
Llaku i kuqërremtë në nuancë pastele për shumë femra është llaku i parë për thonj në jetë. Jo rrallë, kjo dashuri në shikim të parë zgjatë edhe më shumë, sepse llaku i kuqërremtë ka një pamje të denjë dhe të butë, duke mos vënë në pah të metat e thonjve dhe duke u kombinuar mirë me të gjitha veshjet.
- Kur bien maskat
- Gjenet, të cilat shkaktojnë kancerin e mëlçisë
- Dafina vazhdon të luajë me flokët e saj
- Elvisi pas BB5 gati biznesi i ri
- Rovena Domi një mis që të djegë
- Dashurinë e vërtetë mund ta gjeni, pa marrë parasysh moshën
- Kur bien maskat
- Jogurti e forcon pjellorinë dhe vetëbesimin
- Mendoni pozitivisht, jetoni më gjatë!
- Disa këshilla për një bark të rrafshët
- Revolucioni plastik
- Kur bien maskat
- A vuani nga kokëdhembjet seksuale?
- Pesë ushqimet nga të cilat plakemi më shumë
- Vitaminat B1 dhe B2 zbutin PMS-në
- Ndihmojini fëmijët të ballafaqohen me zemërimin
- Prishtinasi e bën të qajë Gertën
- Dafina çdo sekondë me Ledrin
- Flori flet me ironi për kundërshtarët
- Kur gabojnë femrat teksa vënë grimin!




ad_d.jpg)


Komente