description

Tre filxhanë çaj për shtypje më të ulët

Publikuar: E mërkure 1 Shkurt 2012, 21:56 0 Komente

Lajme të mira për ata njerëz që preferojnë të pinë çaj për çdo ditë - pirja e kësaj pijeje mundet ta ulë shtypjen e gjakut. Studiuesit nga universiteti i Australisë Perëndimore kanë zbuluar se pirja e tre filxhanëve me çaj të zi në ditë ul shtypjen sistolike dhe diastolike të gjakut. Ai çaj është i pasur me polifenol, antioksidues i cili e ndalon rritjen e qelizave kancerogjene. Edhe një studim në Harvard ka zbuluar që kjo pije e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa tani shkencëtarët pohojnë që e mban edhe zemrën të shëndetshme. Matja e shtypjes së gjakut përbëhet nga dy numra. I pari është ai sistolik dhe shënon shtypjen e gjakut gjatë të rrahurave të zemrës, në fakt tkurrja e cila e furnizon organizmin me gjak. Numri i dytë shënon atë diastolik dhe mat sasinë e shtypjes midis të rrahurave, në fakt, kur zemra është duke pushuar.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve