Zbuloni çfarë turisti jeni dhe drejtimin tuaj ideal
Përfundoni një test të thjeshtë dhe zbuloni se çfarë turisti fshihet në ju, si dhe drejtimet botërore të cilat do t’ju mahnitin me bukuritë natyrore.
1. Punoni në katin e 3-të. Ju:
a) kërkoni të zhvendoseni që mund të jeni më afër automobilit tuaj
b) parkoni në garazh dhe për çdo ditë ngjiteni shkallëve në katin e 3-të
c) parkoni në garazh, nganjëherë përdorni ashensorin e nganjëherë ngjiteni shkallëve
2. Shoqëria ju fton në darkë në restorantin e ri. Ju:
a) refuzoni ftesën nga kujdesi për mbipeshën
b) vendosni të shkoni dhe porosisni specialitetin kuzhinës
c) pranoni ftesën edhe nëse disa herë më parë keni qenë në atë restorant
3. Derisa zgjidhni verën në shitore, çfarë bëni?
a) blini verë me grykë të thjeshtë të shishes
b) blini shishe të madhe, paketim i lirë
c) informoheni mirë dhe vendosni të blini njërën ndër shishet më të mira
4. Në cilën pjesë të ditës zgjoheni kur jeni të lirë?
a) kah mesi i orës dhjetë dhe aty kah mesdita
b) kah mesi i orës gjashtë dhe tetë
c) kah mesi i orës tetë dhe dhjetë
5. Cilën lëndë më së shumti e keni adhuruar gjersa keni qenë në shkollë?
a) lëndën e artit ngase ishte më e butë
b) lëndën e artit ngase ishte më zbavitës, apo sepse keni mësuar diçka nga kjo lëndë
6. Çfarë faktori mbrojtës përdorni në plazh?
a) nuk përdori kurrfarë
b) varet
c) faktorin 45
7. Sikur të ishit qen,
çfarë lloji me dëshirë
do t’i takonit BILI?
a) baset
b) labrador retriver
c) qen qimedredhur
8. Cila është mëlmesa më e preferuar e juaja?
a) keçapi
b) salcë ‘worchester’
c) rrepë
Zgjidhja: Numëroni sa herë keni nënvizuar një shkronjë. Zbuloni llojin tuaj nën shkronjën që më së shpeshti e keni nënvizuar, dhe nëse keni përgjigje të njëjta të të gjitha përgjigjeve ju jeni një lloj renesance.
Zgjidhja e testit: Cila është mënyra ideale e pushimit? Numëroni se sa herë e keni nënvizuar një shkronjë të caktuar dhe gjeni llojin tuaj nën atë shkronjë, ndërsa numri i barabartë i përgjigjeve do të thotë se jeni një lloj renesance.
A – I dashuruar në plazh
Pushimi vjetor për ju do të thotë të mos bësh asgjë. Të mos mendosh, të mos bësh plane për ditën në vijim dhe nganjëherë të lyheni me krem kundër diellit. Do të flini deri kur të vjen momenti për t’u zgjuar ashtu vetvetiu dhe me dëshirë do të zgjidhnit një vend të plazmës ku ka qetësi, edhe pse keni dëshirë që aty ku qëndroni të ketë zhurmë, nuk jeni në disponim të prisni gjysmë ore për të pasur pakëz hapësirë për pak rërë. Për ju mjedisi më i mirë dhe më i rehatshëm do të ishte një ishull. I ngjashëm me ata si Vis, Punta Kana në Republikën Dominikane, Kozumel apo Mazatlan në Meksikë apo Negril që gjendet në Xhamajkë.
B – Indiana Xhons
Ndoshta deri më tash miqtë ju kanë dhënë nofkën Indiana Xhons, ngase vendi më i rehatshëm për ju ku do të pushonit do të ishte ndonjë shkretëtirë. Kurrë nuk qetësoheni dhe nuk do të ketë ndonjë shkretëtirë të cilën nuk do ta vizitoni, normalisht nëse nuk e keni bërë një gjë të tillë deri më tash. Mendoni se njerëzit që merren me sporte ekstreme nuk janë sa duhet të pjekur. Që të gjitha me kohë i keni provuar, duke filluar nga ‘bungee jumping’ deri tek ngjitja në akull. Vende ideale për ju shtrihen në vendet si Kosta Rika, Riviera Maia në Meksikë, Kaimani i madh, Angkor Vat që gjendet në Kamboxha aop Orlando në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
C – Tip qyteti
Qytetet janë mjedisi juaj i preferuar, vështrimet, vizitat dhe mësimet e kulturave të reja dhe arkitektura. Në shtëpi ktheheni me çantën plot të cilën e keni stërmbushur me suvenire dhe me memoare të ndryshme, të cilat i keni përjetuar gjatë kohës sa keni qëndruar atje. Nëse dikush ju pyet për hobin tuaj të preferuar, me siguri se përgjigja juaj do të jetë shopingu dhe dalja nëpër darka të ndryshme, Las Vegas, Los Anxhelosi, Nju Jorku, Akapulko, Kankuni, Londra, Roma dhe Parisi janë zgjedhja juaj për pushime.
R – Tip renesance
Shoqëria ju shohin si një person të pavendosur. Edhe pse i adhuroni plazhet, për të ‘mbushur bateritë’, ju nevojiten më shumë se libra të mirë. Të shtunën e lirë do ta kaloni duke u shëtitur nëpër muze të ndryshëm apo në ndonjë vend-piknik ku nuk keni qenë më parë. Dëshironi të bëni gjithçka dhe të kënaqeni duke vizituar vendet si Pekini, Venediku, Oço Riosa në Xhamajkë ose Ikstape në Meksikë.
- Dashuria e fshehtë e Mark Markut
- I huaji në shtëpi
- Gabimet më të mëdha që bëjmë në borë dhe gjatë të ftohtit
- Merrni masa ndaj konsumit të sheqerit
- Funksionon zemra artificiale që nuk rreh
- I huaji në shtëpi
- Dieta për gurmanë
- Shenja të heshtura se keni nevojë për psikiatër
- Big Bastës i pëlqen të jetë artist i lirë
- Si do ta kalojë 14 shkurtin Argjentina Ramosaj?
- Klipi i ri i Çiljetës dhe Ingridit, frymëzim nga filmat amerikanë
- Televizori organik nga 'LG'
- Mobiliet për relaksim
- I huaji në shtëpi
- Kujdes nga super-bakteri në autobusë dhe trena
- Prezantuesi që nuk përton të flasë në facebook
- Sekreti i Çiljetës, në ditëlindjen e saj
- Getoar Selimi "black", dhe gjithmonë me Florentën
- Tone të buta për pranverën e vitit 2012
- I huaji në shtëpi




ad_d.jpg)


Komente