description

A është skleroza e shumëfishtë sëmundje trashëguese?

Publikuar: E mërkure 25 Gusht 2010, 7:24 0 Komente

Edhe pse skleroza e shumëfishtë shpesh shfaqet te disa persona, ku më parë një pjesëtar tjetër i familjes së tij ka qenë i prekur nga kjo sëmundje, skleroza e shumëfishtë nuk besohet të jetë sëmundje trashëguese. Gjatë hulumtimit të gjeneve nuk është zbuluar ndonjë gjen që do të mund të ishte shkaktar i shfaqjes së sklerozës së shumëfishtë. Sëmundja më së shpeshti shfaqet në mënyrë sporadike dhe besohet se shkaktari gjenetik është i lidhur me ndryshimin e shumë gjeneve. Rreziku për shfaqjen e kësaj sëmundje, nëse një person më parë ka pasur të njëjtën sëmundje, është rreth 15-20%.

Sot, pikëpamja rreth sklerozës së shumëfishtë është e pranueshme, sepse shfaqet me infiltrimin e sistemit qendror nervor - limfocitet, që reagon.

 

Si shfaqet skleroza

e shumëfishtë?

Shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundje edhe më tutje mbeten të panjohura. Rezultate të shumta të ekspertëve dhe shkencëtarëve të ndryshëm kanë vërtetuar se skleroza e shumëfishtë është sëmundje auto-imune, e cila shfaqet si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm.

Konsiderohet se rol të madh aty luan edhe virusi i herpesit, rubeolës etj.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve