description

Çfarë nuk keni ditur për organizmin tuaj

Publikuar: E enjte 2 Qershor 2011, 22:48 0 Komente

Organizmi i njeriut është shumë i komplikuar, e shumica e njerëzve as që janë të njoftuar me gjysmën e proceseve që zhvillohen aty. Ja disa fakte interesante për sa i përket organizmit të njeriut.

Njeriu mund të jetojë edhe nëse i largohet shpretka, veshka, njëri krah i mushkërive, 75% e mëlçisë, 80% e zorrëve. Çdo minutë vdesin rreth 300.000 qeliza në trup. Tingëllon shumë, por kjo është më pak se 0.0001% e sasisë së përgjithshme të qelizave që kompensohen çdo ditë. Smalti i dhëmbit është materia më e fortë në trupin e njeriut. Njeriu mesatarisht mund të jetojë dy deri tre muaj pa ushqim, por vetëm disa net pa gjumë, sepse kjo shkakton ndryshime radikale në psikikë.

Pos shenjave të ndryshme të gishtërinjve, secili njeri ka edhe shenja ndryshe të gjuhës.

Përveçse mund të digjen, flokët nuk mund të shkatërrohen nga asgjë. Flokun nuk mund ta shkatërrojë të ftohtit, ndryshimi i klimës, uji dhe fuqitë e tjera natyrore, e është rezistues edhe ndaj shumë thartirave dhe kemikaleve. Një person mesatarisht ka rreth 100.000 qime, e që çdo ditë humb nga 40 deri 100 qime floku.

Pas lindjes foshnja posedon 300 eshtra, derisa personi i rritur posedon 206.

Qeliza vezë është më e madhja në trupin e njeriut. Ajo është 175 mijë herë më e rëndë se qeliza më e vogël në trupin e njeriut, spermatozoidet.

Shtypja e zemrës është aq e fortë sa që gjakun mund ta hedhë deri në 10 metra.

Një person i rritur posedon rreth 96.000 kilometra qeliza të gjakut.

Veshka e filtron gjakun deri në 300 herë brenda një dite. /reuters/

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve