Dietat më të njohura që shkrijnë kilogramët
Nëse dëshironi të mbani dietë konsumoni sa më tepër ushqime që shpejtojnë metabolizmin. Secila prej këtyre dietave mund të zgjasë, prej tre deri në një javë, me kusht që jeni krejtësisht të shëndoshë. Me rastin e secilës prej këtyre dietave do të dobësoheni deri pesë kilogramë, e për më tepër duhet t’i drejtoheni te nutricistët, ngase të tjerat janë më të rrezikshme.
Dieta e njeriut parahistorik
Dieta përbëhet nga një sasi e madhe e pemëve dhe perimeve. Mishi de peshku piqen pa kurrfarë yndyre shtesë. Konsumohen pesë shujta.
Mëngjesi: një grusht pemë dhe disa fruta me gëzhojë
Zamra: pemë.
Dreka: mish në skarë ose peshk, si dhe perime dhe sallatë.
Darka: perime, pemë dhe disa fruta me lëvozhgë.
Këshillë: Nëse vendosni për një mënyrë të tillë të ushqimit mund të ndryshoni dukjen tuaj për një javë.
Mungojnë: Nuk ka prodhime të qumështit. Nëse vendosni për një regjim të tillë të të ushqyerit, kjo duhet të zgjasë së paku dy javë. Në javën e dytë, shtoni 2 dl. jogurt çdo ditë. Dietës mos ju përmbani më gjatë se 14 ditë.
Dieta me kuti fëmijësh
Hit absolut gjatë këtij viti në Holivud është dieta me kuti të fëmijëve. Lugët e fëmijëve gjithmonë janë të pranishme dhe mund t’i mbani me vete kudo, mirë janë të mbyllura dhe të pastra. Në etiketë keni numrin e kalorive. Konsumi ditor nuk do të duhej të ishte më i lartë se 1000 kalori.
Këshillë: Mund të formoni kombinimet tuaja të llojit të njëjtë të ushqimit.
Mungojnë: Ushqimi për fëmijë nuk është adekuat në mënyrë nutriciste për personat e rritur.
Dieta me supë perimesh
Kjo është njëra ndër dietat më të preferuara dhe më të suksesshme, ngase është e thjeshtë dhe jep rezultate të shpejta. Dita e parë është më e vështira dhe njëherësh edhe më e rëndësishmja, konsumohet vetëm pemë dhe perime, për t’u liruar nga helmet. Atëherë shfaqet kokë-dhembja, dhimbjet, urinim i shtuar, që nënkupton se organizmi po pastrohet, prandaj do të ishte mirë që këtë dietë ta filloni gjatë fundjavës (vikendit).
Kaloritë nuk numërohen, zvogëlohet konsumi i yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave.
Mëngjesi: çaj dhe pemë.
Zamra: lënga nga karota.
Dreka: supë perimesh dhe pemë.
Zamra: sol lëngjesh pa sheqer.
Darka: supë perimesh, pemë.
Mungojnë: nuk ka prodhime të qumështit dhe proteina nga mishi.
Këshillë: kësaj diete mund t’i përmbaheni tri deri katër ditë nëse dëshironi të pastroni organizmin.
- Nga pilulat kontraceptive femrat ndihen më seksi?
- Dieta efikase sipas klinikës prestigjioze amerikane “Mayo”
- Celuliti, brengë e çdo gruaje
- Mbrojeni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Edhe muzika shëron?
- Tensioni i lartë i gjakut te të rriturit
- Disa lloje të stresit që i shkakton puna
- Vera e zezë dhe çokollata e përmirësojnë punën e trurit
- Çfarë nuk keni ditur për organizmin tuaj
- Pijet energjike ndikojnë negativisht në ritmin e zemrës
- Faktori 15 për mbrojtje nga dielli nuk mjafton për parandalimin e kancerit të lëkurës
- Mitet dhe të vërtetat në lidhje me shtatzëninë
- Ilaç i ri kundër migrenës
- Të gjitha dobitë nga uji me limon
- Vetëkontrolli i gjoksit, parandalimi më i mirë për kancerin e gjirit
- Nga fobitë më shumë vuajnë femrat sesa meshkujt
- Pastrimi i shtëpisë, i dëmshëm për shëndetin?
- Duhani - shkaktari kryesor i vdekjes
- Qelizat e lëkurës shndërrohen në neurone
- Mos flini në të njëjtin shtrat me fëmijët tuaj




ad_d.jpg)


Komente