description

Disa lloje të stresit që i shkakton puna

Publikuar: E premte 3 Qershor 2011, 23:16 0 Komente

Stresi në punë mund të shkaktojë tendosje dhe mund t’ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës. Po ashtu mundet të shkaktojë sëmundje si depresioni dhe çrregullime në punën e zemrës.

„Stresi kronik në punë është i rrezikshëm për shëndetin fizik dhe emocional“, thotë dr. Pol J. Rosh, kryetari i shoqatës amerikane për stres. Kur të gjeni burimin e tendosjes suaj, keni bërë hapin e parë të ballafaqoheni me të, por kjo është shumë më e lehtë ta thoni sesa të veproni.

 

Në cilin prej këtyre

punëtorëve nën stres

ju ngjasoni?

Profili: keni shumë punë kur të arrini në vendin e punës e derisa të niseni në shtëpi, ndërsa koha nuk mjafton. Nuk pyesni kurrë për gjithçka që bëni dhe gjithmonë dikujt i nevojiteni, apo dikush ka nevojë për juve.

Zgjidhja: këto punë me shumë obligime e me pak kontroll shkaktojnë ndryshime të thella psikologjike.

 

Të përjashtuar

Profili: ndjeni se jeni të vetmuar. Nëse ju nevojitet ndihmë askush nuk gjendet aty.

Zgjidhja: një sistem i mirë i përkrahjes në punë do të thotë shumë për gjendjen tuaj emocionale.

Pra, që nga shefi e deri tek kolegët, keni nevojë për komunikim dhe përkrahje.

 

Pa lëvdata

Profili: punoni më shumë se mundeni dhe nuk fitoni asgjë. Shkaku i punës suaj shefi gëzon autoritet dhe respekt në mbarë botën, ndërsa për juve asgjë, as rritje në pagë as lëvdata e as përmirësim në punë.

Zgjidhja: kjo është receta e përsosur për stres, sidomos për njerëzit që duan të falënderohen për punën e kryer.

 

Rob i teknologjisë

Profili: falë telefonave mobil, kompjuterëve, shefi mund të ketë qasje dhe t’ju gjejë në çdo kohë. Gjithmonë jeni në lidhje me zyrën e jeta personale dhe puna nuk shkojnë së bashku. Apo janë shndërruar në një të vetme.

Zgjidhja: në kohën tuaj të lirë apo pas përfundimit të orarit të punës, fikni gjithçka që ju lidh me punën. Nuk ka nevojë ta kuptoni se ç’po ndodh me punën pas orarit apo në mesnatë.

 

Jeni viktimë

Profili: puna thjeshtë nuk është e drejtë. Punëtorët trajtohen sikur të ishin fëmijë e të tjerët sjellin vendime krye në vete.

Zgjidhja: secilën herë kur mendoni se gjërat nuk janë në vendin e duhur apo si ju do të donit të ishin, vetes suaj i shkaktoni dëm dhe shtoni stres. Keni pak kontroll apo pushtet në punë, por duhet që të jeni më të relaksuar, ngase në njërën anë të kapluar nga stresi nuk mund ta kryeni punën ashtu siç duhet e as nuk i ndihmoni shëndetit tuaj. /reuters/

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve