description

Duhani - shkaktari kryesor i vdekjes

Publikuar: E shtune 28 Maj 2011, 20:36 0 Komente

Duhani paraqet shkakun kryesor të vdekjeve në botë, ndërsa vetëm gjatë këtij viti parashikohet që nga sëmundjet e shkaktuara si pasojë e konsumimit të duhanit të vdesin më shumë se pesë milionë njerëz.

Sipas ekspertëve duhet sjellë ligje të cilat parandalojnë shitjen e tij nga personat e rinj si dhe konsumi e tij në ambiente të mbyllura, sepse tymi i duhanit është një vrasës për ata persona pasivë. Ndikimi i duhanit ndikon në shfaqjen e kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zemrës, sulmit në zemër dhe sëmundjeve kronike të zemrës.

Një problem shtesë kur jemi te konsumi i duhanit janë edhe shtatzënat, ngase disa prej tyre, duke mos respektuar shëndetin e vet dhe të foshnjës që mbajnë, rrezikojnë frytin nga astma ende pa lindur. /msn.com/

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve