Edhe muzika shëron?
Nuk do të duhej të befasoheshit nëse në ordinancën e mjekut tuaj një ditë të dëgjoni muzikë relaksuese. Nëse radhiten disa gjëra, nuk është larg koha kur mjeku në vend se të na përshkruajë pilula do të na rekomandojë disqe muzikore.
Hulumtimet kanë treguar se muzika thellë ndikon në trup dhe psikikë dhe e meriton një vend në trungun e mjekësisë alternative.
Ata që shërohen me melodi theksojnë se ndihmon me simptomat gjatë shërimit të kancerit, te fëmijët ndihmon në vëmendjen e çrregulluar, personave me çrregullime psikike, si dhe shumë të tjerëve.
Disa spitale në vendet perëndimore ka kohë që në korridore dëgjohet muzikë, në mënyrë që pacientëve t’u lehtësohen dhimbjet dhe depresioni.
Valët e trurit
Hulumtimet kanë treguar se muzika me ritëm të fortë mund t’i stimulojë valët e trurit për t’u sinkronizuar - ritmet sjellin përqendrim të fortë.
Hulumtimi ka treguar se dobitë nga dëgjimi i muzikës zgjasin edhe pasi t’i keni larguar kufjet.
Frymëmarrja
dhe shpejtësia e ritmit
të zemrës
Me ndryshimin në valët e trurit, ndryshon edhe i gjithë trupi. Funksionet që janë nën kontrollin e sistemit nervor autonom si frymëmarrja dhe të rrahurat e zemrës ndryshojnë me muzikën.
Kjo do të thotë se muzika e ngadalshme do ta ngadalësojë frymëmarrjen dhe të rrahurat e zemrës ju sjellin në gjendje relaksuese.
Dobitë tjera
Muzika e ul shtypjen e gjakut, e forcon imunitetin, e relakson edhe tensionin muskulor. Po ashtu, meloditë e lehta zbusin efektin e stresit kronik.
Me gjithë këto efekte pozitive, si në trup, e edhe në shpirt, nuk është çudi që shumica muzikën e shohin si ilaç. /msn.com/
- Nga pilulat kontraceptive femrat ndihen më seksi?
- Dieta efikase sipas klinikës prestigjioze amerikane “Mayo”
- Celuliti, brengë e çdo gruaje
- Mbrojeni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Edhe muzika shëron?
- Tensioni i lartë i gjakut te të rriturit
- Disa lloje të stresit që i shkakton puna
- Vera e zezë dhe çokollata e përmirësojnë punën e trurit
- Çfarë nuk keni ditur për organizmin tuaj
- Pijet energjike ndikojnë negativisht në ritmin e zemrës
- Faktori 15 për mbrojtje nga dielli nuk mjafton për parandalimin e kancerit të lëkurës
- Mitet dhe të vërtetat në lidhje me shtatzëninë
- Ilaç i ri kundër migrenës
- Të gjitha dobitë nga uji me limon
- Vetëkontrolli i gjoksit, parandalimi më i mirë për kancerin e gjirit
- Nga fobitë më shumë vuajnë femrat sesa meshkujt
- Pastrimi i shtëpisë, i dëmshëm për shëndetin?
- Duhani - shkaktari kryesor i vdekjes
- Qelizat e lëkurës shndërrohen në neurone
- Mos flini në të njëjtin shtrat me fëmijët tuaj




ad_d.jpg)

Komente