Faktori 15 për mbrojtje nga dielli nuk mjafton për parandalimin e kancerit të lëkurës
Të gjithë ata që fillojnë planet për t’iu ekspozuar diellit është shumë me rëndësi të dëgjojnë këshillat e mjekut që paralajmërojnë se përgatitjet me faktorin 15 nuk mjaftojnë për mbrojtjen e lëkurës. Mjekët sugjerojnë që së paku të përdorni faktorin 30 nëse dëshironi që lëkura të mos ju ‘piqet’ si dhe të parandaloni rrezikun për lajmërimin e kancerit. Instituti shkencor për shëndetësi dhe studime në Britani ka përpiluar një udhëzues dhe thekson se njerëzit gjithmonë kanë nevojë për një spektër më të gjerë mbrojtës ndaj rrezeve UV, duke filluar nga faktori 15. Mirëpo, drejtori i institutit thekson se ky nivel i mbrojtjes është shumë i ulët, ngase njerëzit nuk i përdorin qumështin apo kremrat për mbrojtje nga dielli ashtu si është e paraparë. Faktori 15 mund të mbrojë vetëm nëse përdoret shumë shpesh. Në realitet njerëzit nuk përdorin preparatet ashtu siç duhet, por i vendosin në lëkurë vetëm në mënyrë sipërfaqësore. “Ne e kemi ndjerë se është me rëndësi përpilimi i broshurave të tilla, ngase nga njëra anë dëshirojmë të paralajmërojmë në rrezik real nga kanceri i lëkurës, e nga ana tjetër t’ju përkujtojmë se kjo sëmundje është vdekjeprurëse dhe duhet të keni kujdes për lëkurën tuaj – saktësisht për shëndetin tuaj”, thekson profesori Majk Keli, drejtor i Qendrës për shëndet publik në Nicë. /reuters/
- Nga pilulat kontraceptive femrat ndihen më seksi?
- Dieta efikase sipas klinikës prestigjioze amerikane “Mayo”
- Celuliti, brengë e çdo gruaje
- Mbrojeni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Edhe muzika shëron?
- Tensioni i lartë i gjakut te të rriturit
- Disa lloje të stresit që i shkakton puna
- Vera e zezë dhe çokollata e përmirësojnë punën e trurit
- Çfarë nuk keni ditur për organizmin tuaj
- Pijet energjike ndikojnë negativisht në ritmin e zemrës
- Faktori 15 për mbrojtje nga dielli nuk mjafton për parandalimin e kancerit të lëkurës
- Mitet dhe të vërtetat në lidhje me shtatzëninë
- Ilaç i ri kundër migrenës
- Të gjitha dobitë nga uji me limon
- Vetëkontrolli i gjoksit, parandalimi më i mirë për kancerin e gjirit
- Nga fobitë më shumë vuajnë femrat sesa meshkujt
- Pastrimi i shtëpisë, i dëmshëm për shëndetin?
- Duhani - shkaktari kryesor i vdekjes
- Qelizat e lëkurës shndërrohen në neurone
- Mos flini në të njëjtin shtrat me fëmijët tuaj




ad_d.jpg)

Komente