description

Gratë që ushqejnë fëmijët me gji, më pak të rrezikuara nga diabeti

Publikuar: E mërkure 1 Shtator 2010, 7:25 0 Komente

Një hulumtim i ekspertëve amerikanë nga Universiteti i Pitsburgut sugjeron se gratë të cilat fëmijët e tyre i ushqejnë me qumështin e gjirit më pak janë të rrezikuara nga diabeti, tipi 2, në krahasim me gratë që fëmijët e tyre i ushqejnë në mënyra të tjera.

Sipas mendimit të hulumtuesve, një e të tillë është e mundur të shpjegohet përmes normalizimit të shpejtë të peshës trupore te fëmijët e porsalindur.

Tashmë është e njohur se me anë të ushqimit me gji shumë më shpejt humben grumbullimet e dhjamit.

Indi dhjamor i abdomenit është i lidhur me rrezikun e madh për zhvillimin e çrregullimeve metabolike, siç është rezistenca ndaj insulinës, por edhe sëmundjet e ndryshme të zemrës.

Testime të ndryshme, që ishin kryer në kafshë, kanë treguar se si gjidhënia shton dhe inkurajon reagimin e organizmit ndaj insulinës, si dhe mundëson kontrollin e grumbullimit të sheqerit.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve