Identifikohet ?origjina e qelizës? që shkakton kancerin e prostatës
Për shumicën e hulumtuesve dhe ekspertëve, çelësi kyç për studimin e secilit lloj të kancerit është zbulimi i “origjinës së qelizës”. Tash, shkencëtarët në universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos thonë se kanë zbuluar mu atë që specifikon llojin e qelizës që shkakton kancerin e prostatës.
Për vite të tëra mjekët kanë punuar nën dyshimet se kanceri i prostatës shkaktohet prej qelizave të quajtura ‘luminal’.
Por duke përdorur mënyrën e re për të rritur indet njerëzore në minj, hulumtuesit kanë gjetur origjinën e re të kancerit të prostatës, një lloj i qelizave që quhet ‘qelizat basal’ apo qelizat kryesore, të cilat përkrahin qelizat ‘luminal’ që rigjenerojnë indet e prostatës.
Ekspertët dhe shkencëtarët thonë se kjo e arritur do të mund të udhëhiqte drejt një tretmani më të mirë në të ardhmen.
“Nëse diçka duket si qelizë ‘luminal’ nuk do të thotë se gjithsesi është ajo qelizë”, thotë Ouen Uiti, nga ‘UCLA Broad Stem Cell Research Center’ si dhe autori i cili kishte udhëhequr studimin që ishte botuar në revistën shkencore ‘Science’.
Zbulimi ishte mjaft befasues për të gjithë ne ngase në shumicën e tumoreve të prostatës qelizat duken të njëjta me qelizat ‘luminal’.
“Qelizat kryesore, të cilat gjithmonë i kemi injoruar, del se ato shkaktojnë kancerin”, tha dr. Antoni Smith, udhëheqës në komitetin amerikan me titull ‘American Urological Association’, i cili nuk kishte qenë i përfshirë në studim.
Duke përdorur modelin e ri, njeri-minj, për hulumtime, dr. Uiti ka vërejtur se qelizat që rritnin tumoret në testimet e tij të mëparshme tek minjtë, kështu që ai dhe kolegët e tij kishin vendosur që idenë ta testojnë me qelizat e njeriut.
Sipas tyre këto testime do t’u ndihmojnë mjekëve që tumoret dhe kancerin ta vërejnë në fazën e hershme të zhvillimit e që do të jetë shumë më i lehtë për t’u shëruar.
Komente
- Nga pilulat kontraceptive femrat ndihen më seksi?
- Dieta efikase sipas klinikës prestigjioze amerikane “Mayo”
- Celuliti, brengë e çdo gruaje
- Mbrojeni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Edhe muzika shëron?
- Tensioni i lartë i gjakut te të rriturit
- Disa lloje të stresit që i shkakton puna
- Vera e zezë dhe çokollata e përmirësojnë punën e trurit
- Çfarë nuk keni ditur për organizmin tuaj
- Pijet energjike ndikojnë negativisht në ritmin e zemrës
- Faktori 15 për mbrojtje nga dielli nuk mjafton për parandalimin e kancerit të lëkurës
- Mitet dhe të vërtetat në lidhje me shtatzëninë
- Ilaç i ri kundër migrenës
- Të gjitha dobitë nga uji me limon
- Vetëkontrolli i gjoksit, parandalimi më i mirë për kancerin e gjirit
- Nga fobitë më shumë vuajnë femrat sesa meshkujt
- Pastrimi i shtëpisë, i dëmshëm për shëndetin?
- Duhani - shkaktari kryesor i vdekjes
- Qelizat e lëkurës shndërrohen në neurone
- Mos flini në të njëjtin shtrat me fëmijët tuaj



ad_d.jpg)


More si ta zbulojme ne qelizen kancerogjene qe po e shkakton korrupcionin ne kosove qe me sa duket eshte ne stadin e katert dhe nuk na ben derma as rrrezatimi e as kemoterapia ,se per kanceret e trupit pal zotit qe ka njerez qe merren me keto zbulime,se ne mbeteshin per shqiptaret me zbulu diqka te ketij lloji (harrojeni)ska me mbet njeri i gjall ne rruzullin toksor...