description

Ilaçi që parandalon goditjet në zemër dhe në tru

Publikuar: E mërkure 24 Mars 2010, 23:15 0 Komente

Studimi nuk përfshiu edhe barnat e tjerë të llojit statinë, prandaj është e paqartë nëse ato do të kishin të njëjtin efekt.

Shkencëtarët thonë se “Krestor” duhet t’u jepet meshkujve 50 vjeç e sipër dhe grave 60 vjeç e sipër, që kanë nivel normal të kolesterinës, por e kanë të ngritur nivelin e proteinës reaktive C. Studimet kanë treguar se rreziku i goditjeve në zemër shtohet. Rezultatet e studimit të financuar nga firma ‘Astra Zeneka’ tregojnë se te pacientët që morën “Krestor” rreziku i goditjeve në zemër u pakësua 54%, rreziku i goditjeve në tru u pakësua 47 për qind dhe numri i vdekjeve ra në 20%.

Shumë mjekë besojnë se këto rezultate do të ndikojnë që miliona të rritur e të moshuar që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë tani do të kërkojnë të marrin “Krestor”, për të shmangur gjasat e goditjeve në zemër e në tru.

Por, ka edhe mjekë që shqetësohen nga kjo mundësi. Ata thonë se dhënia e “Krestor”-it personave që nuk kanë nivele të larta kolesterine mund të sjellë efekte të dëmshme anësore, si pezmatim në rrugët e frymëmarrjes dhe artrit.

“Krestor” bën pjesë në grupin e ilaçeve statinë dhe ka pasur shenja se këto ilaçe e mbrojnë njeriun edhe nga sëmundjet e syve, përfshirë glaukomën dhe kataraktin. Gjithashtu, vetëm një numër i vogël njerëzish që marrin “Krestor” preken nga diabeti si efekt anësor.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve