description

Injeksioni për shërimin e fobisë

Publikuar: E mërkure 24 Mars 2010, 23:17 0 Komente

Frika nga gjarpri, merimanga, lartësia dhe shumë fobi të tjera mund të shërohen me një injeksion të lidokainës në trurin e vogël. Kjo ishte bërë me dije nga shumë shkencëtarë. Ekipi i ekspertëve nga Japonia ka zbuluar se truri i njeriut mund të “riprogramohet” për të kapërcyer disa nga frikët që mbizotërojnë brenda njeriut.

Sipas ekspertëve, për shkak se ky është një zakon i fituar më parë, ata mund të ‘zgjedhin’ një pjesë të trurit në të cilin frika zhduket me një pickim të thjeshtë. Një studim kishte treguar se peshku i artë, të cilës i ishte dhënë një dozë me likodinë, nuk ishte frikësuar nga asgjë. Hulumtuesit kanë theksuar që studimet e mëtutjeshme për lidokainën njerëzve do t’ju dhuronte një lehtësim, si dhe do të mundësonte që njerëzit që janë të kapluar nga fobi të ndryshme të jetonin në mënyrë normale dhe pa frikë. Një ditë këto fobi irracionale tonat mund të jenë pjesë e të kaluarës sonë. Paramendoni sikur frika juaj nga merimangat apo nga lartësia mund të shërohen me vetëm një injeksion. Sipas hulumtuesve, një ditë kjo do të jetë një realitet. Kjo ishte bërë me dije nga profesori Masajuki Joshida nga Universiteti në Hiroshimë.

Profesori Joshida ka studiuar një pjesë të trurit të vogël, i cili është i lidhur me frikën si te njerëzit, po ashtu edhe te peshqit e artë.

Ai kishte bërë të ditur edhe një shembull, i cili ishte kryer në peshkun e artë. Çdoherë kur do të drejtonim dritën në sytë e peshkut të artë, do ta goditnim me një shok elektrik të nivelit shumë të ulët, e në atë mënyrë peshku i artë kishte mundësi që lajmërimin e dritës ta lidhte me shokun elektrik. Shumë shpejt, peshku i artë kishte filluar të tregojë simptoma të frikës nga drita, ngase ishte mësuar që menjëherë pas saj të pasonte shoku elektrik. Frika te kafshët vërehet, ngase dallon me puls të ngadalësuar, ndërsa te njerëzit kjo vërehet me puls të përshpejtuar. Kjo ishte bërë me ditur nga profesori Joshida.

Pas injektimit të një sasie të lidokainës, ajo ishte kthyer në kufi të normales edhe pasi nga shkencëtarët i ishte drejtuar drita, ajo fare nuk kishte reaguar.

Profesor Joshida ka theksuar se studime të ngjashme do të kryhen edhe muajve të ardhshëm , në mënyrë që frika dhe fobitë e ndryshme te njerëzit t’i largojmë përgjithmonë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve