description

Kapsulat me vaj peshku do të mund të shpëtonin shumë jetë

Publikuar: E premte 3 Shtator 2010, 21:40 1 Komente

Sipas mjekëve, marrja e rregullt e kapsulave që përmbajnë vaj peshku çdo vit, do të mund të shpëtonte rreth 10.000 jetë të pacientëve, të cilët vuajnë nga infarkti në zemër.

Marrja e rregullt e kapsulave me vaj peshku ka zvogëluar numrin e rasteve emergjente për 8%, që ishin shfaqur shkaku i frymëmarrjes së vështirësuar dhe grumbullimi i lëngjeve në organizëm që shkakton probleme në zemër.

Përmirësimi i gjendjes së pacientëve ishte vërejtur pas dy viteve të marrjes së rregullt të kapsulave me vaj peshku.

Profesori Martin Koui në kongresin e kardiologëve ka thënë se, nëse 500.000 pacientë me zemër të dobët, rregullisht përdorin kapsulat me vaj peshku, 10.000 prej tyre do të shpëtoheshin çdo vit.

Në hulumtimin tjetër të kryer nga shkencëtarët italianë, ku kishin qenë të përfshirë rreth 7.000 pacientë që rrezikohen nga ndërprerja e punës së zemrës, e marrin kapsula me vaj ulliri, shkalla e vdekshmërisë ishte zvogëluar për 9%, përderisa numri i rasteve urgjente të lajmëruara nëpër spitale ishte më i vogël për 8%.

Vaji i peshkut është shumë i rëndësishëm edhe për shëndetin mendor, e po ashtu edhe për pacientët që vuajnë nga artriti, sepse zvogëlon yndyrën në gjak dhe zvogëlojnë mundësinë që zemra të rrahë në mënyrë të çorientuar. /MSNBC/

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Arjan 08.10.2010 - 17:55

    ka ilace te tilla ne farmaci? si quhen? kam degjuar per nje qe quhet LOVAZA

arkivi i lajmeve