description

Kërpudhat mbrojnë nga tumoret

Publikuar: E mërkure 25 Gusht 2010, 21:39 0 Komente

Pothuajse secila bimë në vete përmban vlera ushqyese dhe shëruese. Cilat janë ato, dalëngadalë na i zbulon shkenca moderne, e cila kësaj radhe ka vërtetuar se kërpudhat janë antikancerogjene.

Ekspertët ka kohë që e kanë kuptuar se lloje të caktuara të kërpudhave kanë një ndikim kundër tumoreve.

Por, çfarë dimë rreth kërpudhave të bardha?

Hulumtimet më të reja kanë vërtetuar se kërpudhat e bardha kanë një ndikim në inkurajimin e qelizave në sistemin imun të organizmit.

Kërpudhat rrisin sistemin imun, duke prodhuar proteina që luftojnë me shkaktarë të ndryshëm të sëmundjeve. Kërpudhat e lartpërmendura kanë një ndikim pozitiv në qelizat e sistemit imun, të klasifikuara si qelizat dentrike. E ato mund të kontribuojnë në prodhimin e qelizave të njohura si qelizat T-, që janë vendimtare për një sistem imun dhe të shëndoshë. Qelizat dentrike deaktivizojnë dhe shkatërrojnë mikroorganizmat si bakteret dhe viruset apo antigjenet. Për më tepër, qelizat dentrike luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër kancerit.

Efekti për ngritjen e sistemit imun varet nga sasia e tyre, pra sa më shumë kërpudha jeni më të fortë. Ekspertët besojnë se konsumimi i vetëm 100 gramëve kërpudha në ditë mund të parandalojë rritjen e tumorit të gjirit te gratë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve