description

Ndërlidhjet e peshës trupore dhe komplikimet në shtatzëni

Publikuar: E mërkure 1 Shtator 2010, 7:27 0 Komente

Një studim i shkencëtarëve amerikanë nga shkolla mjekësore e Seint Luis tregon se zvogëlimi i peshës trupore ka mundësi të parandalojë priklampsinë, komplikim i cili shfaqet gjatë shtatzënisë, që karakterizohet me rritje të papritur të shtypjes së gjakut.

Sipas të dhënave që ishin botuar në revistën shkencore ‘Obstetrics and Gynecology’, priklampsia shfaqet te 5% e grave shtatzëna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe paraqet vdekjen më të shpeshtë të shkaktarit të vdekjes të së porsalindurit.

Të dhënat e fundit ishin bazuar nga 18.000 gra, që kishin lindur dy herë në mes vitet 1989 dhe 2005, përderisa në shtatzëninë e parë ishin diagnostikuar me priklampsinë.

Po ashtu, ishte vërtetuar se të anketuarat që në mesin e dy shtatzënive kishin humbur rreth pesë kilogramë më pak ishin të rrezikuara se në shtatzëninë e dytë, do t’u zhvillohej shtypja e papritur e gjakut.

Tek gratë që pas shtatzënisë së parë kishin shtuar në peshë, rreziku nga rritja e papritur e shtypjes së gjakut ishte shumë më i madh, në krahasim me gratë që pas shtatzënisë së parë kishin humbur në peshë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve