description

Nga pilulat kontraceptive femrat ndihen më seksi?

Publikuar: E marte 7 Qershor 2011, 0:06 0 Komente

Hulumtimet kanë bërë të ditur se gratë që përdorin pilula kontraceptive ndihen më bukur dhe kanë më shumë vetëbesim.

Ky hulumtim ishte kryer në Itali, ndërkaq në të kishin marrë pjesë rreth 600 femra më të reja se 30 vjeç, dhe ishte vërtetuar se madje 90% e tyre që i marrin këto lloj pilula janë të lumtura me dukjen e tyre, 75% kanë më shumë vetëbesim, ndërsa 68% e tyre beson se duken më bukur për nga fiziku.

Profesori Vinçenzo de Leo, gjinekolog nga universiteti në Sienë, ka shpjeguar se pilulat që përmbajnë drospirenon, kanë ndikim pozitiv në trupin e femrave. Po ashtu, ato ndikojnë edhe në humbjen e kileve të tepërta.

Edhe pse ekzistojnë shumë paragjykime rreth pilulave, për shumicën e femrave kjo është një temë tabu, në fakt këto pilula janë shumë të dobishme edhe për shëndetin. Ato mund t’i merrni edhe pa këshillën e gjinekologut apo të shoqërisë.

Disa sëmundje, si shtypja e lartë e gjakut, mund të jenë kontradiktë për marrjen e kontraceptivëve në mënyrë orale.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve