description

Njerëzit që konsumojnë alkool në një masë të caktuar jetojnë më gjatë?

Publikuar: E enjte 2 Shtator 2010, 6:23 0 Komente

Të dhënat nga Universiteti i Teksasit sugjerojnë se personat që konsumojnë alkool me një masë të caktuar janë më pak të rrezikuar nga vdekja në krahasim me personat që abstenojnë nga alkooli. Në studim, për 20 vjet rresht, kishin marrë pjesë më shumë se 1820 pjesëmarrës (63% meshkuj), të cilët në fillim i takonin moshës prej 55 deri 65 vjeç. Gjatë këtij hulumtimi ishte vërtetuar se shkallën më të lartë të vdekshmërisë prej 69% kishin ata pjesëmarrës që fare nuk e kishin konsumuar alkoolin, përderisa pjesëmarrësit që në masë të madhe kishin konsumuar pijet alkoolike shkallën e vdekshmërisë e kishin arritur në 61%. Të anketuarit që çdo ditë kishin konsumuar 1-3 doza të ndonjë pije alkoolike shkallën e vdekshmërisë e kishin deri 41%. Hulumtuesit përmendin se në shprehje kishin marrë edhe faktorët siç është statusi socio-ekonomik, si dhe aktivitetet fizike të të anketuarve. Në disa hulumtime që ishin kryer më herët ishte vërtetuar se konsumimi me masë të caktuar sjell deri te përmirësimi i shëndetit të zemrës. Ky hulumtim ishte botuar në revistën për mjekësi, ‘Clinical and Experimental Research’.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve