description

Pasojat afatgjata të ushqimit të tepërt

Publikuar: E premte 27 Gusht 2010, 21:28 0 Komente

Një hulumtim i ekspertëve suedezë nga universiteti në Linkoeping ka treguar se edhe një periudhë e shkurtër kohore e konsumit të ushqimit tepricë, mund të ndryshojë filozofinë e personave, si dhe të vështirësojë kontrollin mbi masën trupore.

Gjatë përcjelljes së 18 të anketuarve ku mosha mesatare ishte rreth 26 vjeç, ekspertët kishin vërtetuar konsumimin e të ashtuquajturit ushqim i shpejtë, brenda një viti, ka sjellë deri tek shtimi në peshë për 6.4 kilogramë.

Tek këta të anketuar edhe pas dy viteve ishte vërejtur një shtim i dhjamit në organizëm, paralajmërojnë hulumtuesit në një artikull që ishte botuar në revistën ‘Nutrition & Metabolism’.

Ekspertët përmendin se gjashtë muaj pas fillimit të eksperimentit tek pjesëmarrësit e këtij hulumtimi ishte vënë re një zvogëlim i përkohshëm në peshë, por se kilogramët e humbur ishin kthyer pas gjashtë muajve.

Në një kontroll të përgjithshëm, tek ata persona që nuk kishin përdorur shpesh ushqimin e shpejtë apo nuk e kishin përdorur fare, nuk kishte ardhur deri tek ndryshime të tilla në peshën trupore.

Në bazë të kësaj, ekspertët besojnë se në përgjithësi, shumë më vështirë është të humbësh kilogramët tepricë, se sa të mbash peshën e trupit nën kontroll.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve