description

Për cilat sëmundje paralajmëron marramendja?

Publikuar: E hëne 23 Maj 2011, 0:27 1 Komente

Vertigo, apo thënë në mënyrë popullore marramendja, është humbja momentale e orientimit dhe shpeshherë shfaqet si pasojë e një çrregullimi në organizëm. Atëherë kur pacienti ndjen se po sillet rreth vetes, mjekët dyshojnë në vertigo subjektiv, e nëse objektet sillen rresh nesh, bëhet fjalë për vertigo objektiv. Marramendja kurrë nuk shkon e vetme dhe zakonisht përcillet me tronditje, nganjëherë me mundim dhe vjellje, e në simptomat përcjellëse bëjnë pjesë edhe dobësimi i të dëgjuarit, ushtima në veshë, çrregullimi në të shikuar, në të folur, si dhe ligështimi në gjithë trupin.

 

Nuk është sëmundje,

por simptomë

Marramendja, sipas mjekëve, nuk është sëmundje në vete, por simptomë që tregon për një çrregullim apo sëmundje në organizëm.

Mjekët nuk e kanë të lehtë ta zbulojnë se çfarë në të vërtetë e ka shkaktuar marramendjen, se pse kjo mund të shfaqet si pasojë e madje 70 çrregullimeve të ndryshme. Pacienti së pari duhet lajmëruar mjekut të tij të zakonshëm e më pas t’i drejtohet otorinolaringologut apo neurologut. Diagnostikimi i mëtejmë nënkupton analizat laboratorike të gjakut, pasqyrën e internistit dhe oftalmologut.

 

Çrregullimi

i veshit të brendshëm

Shkaktarët e marramendjes mund të jenë qendrorë dhe anësorë. Ata anësorë nuk janë të rrezikshëm, janë më të shpeshtë dhe kryesisht ndërlidhen me çrregullimet në veshin e brendshëm. Deri te kjo marramendje vjen me lëvizjen e kokës. Marramendjet e gjata, me prejardhje anësore, trajtohen me ilaçe për qarkullimin më të mirë të veshit të brendshëm dhe me ushtrime. Në rastet më të rralla, kur cilësia e jetës së pacientit është dobësuar dhe terapia nuk jep sukses, atëherë pacienti duhet nënshtruar intervenimit kirurgjikal.

Përveç këtyre arsyeve

beninje, marramendjen

e shkaktojnë edhe:

• infektimi i nervit për ekuilibër;

• sëmundja e brendshme e Menierit, kur marramendjen e përcjell mundimi, vjellja, ushtima në veshë dhe dëgjimi i dobësuar;

• lëndimi i veshit të brendshëm;

• përhapja e procesit infektues nga veshi i mesëm në veshin e brendshëm.

 

Mosarritja e gjakut në tru

Shkaktarët qendrorë të marramendjes e përbëjnë grupin e dytë të shkaktarëve dhe rrjedhin nga truri.

Nervat që përcjellin impulset nga qendra për ekuilibrin e veshit të brendshëm përfundojnë në bërthamën e trurit. Për ekuilibër është i caktuar edhe truri i vogël, funksioni i të cilit është rregullimi i sinjaleve të pranuara. Mungesa e sjelljes së gjakut në secilin prej këtyre sistemeve sjell deri te marramendja, e cila përcillet edhe me simptoma të tjerë, ndërsa mjekët zbulojnë disa nga shkaktarët qendrorë të marramendjes, si:

• sulmi në tru;

• skleroza e shumëfishtë;

• traumat;

• helmimi me substancat si alkooli dhe sedativët.

Shkaku i tkurrjes së enëve të gjakut në qafë, në rast të zvogëlimit të qarkullimit të gjakut, shpesh ndodh që truri përkohësisht të mbetet pa oksigjen, që përcillet me marramendje si dhe me dobësimin në të dëgjuar, në shikim, në të folur dhe në lëvizje. Marramendja mund të jetë simptomë që e përcjell migrenën, epilepsinë...etj. /reuters/

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • edita sopjani 23.05.2011 - 11:41

    jeni vertet mjek super

arkivi i lajmeve