description

Personat më të moshuar se 35 vjeç humbin kile duke konsumuar ujë

Publikuar: E mërkure 25 Gusht 2010, 21:38 0 Komente

Njerëzit të cilët konsumojnë dy gota ujë para ushqimit humbin në peshë më shumë se ata që tentojnë të dobësohen. Ndikimi i dobishëm i ujit në zvogëlimin e kalorive nuk ndikon te të gjithë personat, vetëm te personat më të moshuar se 35 vjeç.

Një studim ka vërtetuar se konsumimi i dy gotave ujë, para çdo ushqimi, te personat e vjetër mund të sjellë deri te konsumi më i vogël i kalorive si dhe humbjen e kilogramëve, në krahasim me ata personat që nuk konsumojnë ujë.

Pas 12 javësh me ushqim me kalori të paktë grupi i cili kishte konsumuar ujë para çdo ushqimi kishte humbur 7 kg, derisa ata që nuk kishin konsumuar ujë para ushqimit kishin humbur vetëm 3 kg.

“Hulumtimet kanë treguar se personat të cilët konsumojnë ujë para ushqimit sjellin 75 deri 90 kalori më pak se zakonisht. Studimi kishte dashur të vërtetojë nëse uji ndikon në konsumin e kalorive brenda një dite”, tha profesoresha Brenda Dejvi, nga universiteti ‘Virginia Tech’.

“Të konsumosh ujë është mënyrë e thjeshtë për të humbur në peshë. Por ne nuk kemi thënë: ‘Pini më shumë ujë dhe dhjami do të shkrihet’. Por, për njerëzit që konsumojnë më pak kalori dhe përcjellin mënyrën se si ushqehen”, tha profesoresha Dejvi.

A ndikon konsumimi i ujit edhe në humbjen afatgjate të kilogramëve?

Ekipi i ekspertëve ka përcjellë pjesëmarrësit që kishin konsumuar ujin për një vit dhe ishte vërtetuar se ata nuk kishin shtuar në peshë, por pas ndërprerjes së dietës, dhe kishin vazhduar të konsumojnë ujin, mesatarisht kishin humbur nga një kilogramë.

Për fat të keq, ekipi i profesoreshës Dejvi ka vërtetuar se uji nuk ndikon tek ata persona që i takojnë moshës nga 18 deri 35 vjeç, por vetëm të personat më të vjetër se 35 vjeç.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve