description

Qelizat e lëkurës shndërrohen në neurone

Publikuar: E shtune 28 Maj 2011, 20:35 0 Komente

Ekipi i shkencëtarëve nga Kalifornia ka bërë të ditur se u kishte shkuar për dore që qelizat e njerëzve nga lëkura t’i transformojnë në qeliza funksionale të trurit. Shkencëtarët këtë e kanë kryer përmes procesit të ADN-së në të cilin qelizat e lëkurës janë riorganizuar, kështu që prodhojnë qeliza që kryejnë funksionin e neuroneve.

Sipas një raporti të botuar në revistën “Nature”, ky veprim, i cili edhe më herët ishte treguar si mjaft i suksesshëm edhe në eksperimentet e kryera në minj, mund të përdoret për kërkime neurologjike, e në të ardhmen mund të përdoret edhe për krijimin e qelizave të trurit për transplantim.

Shkencëtarët me ndihmën e viruseve të modifikuara gjenetike në qelizat e lëkurës nga fetusi kishin futur katër “faktorë të riorganizimit”, që luajnë një rol të caktuar në leximin e ADN-së dhe dekodimin e proteinave në qeliza.

Në këtë mënyrë një pjesë e vogël e qelizave të lëkurës që ishin përfshirë në eksperiment me sukses kishin funksionuar si neurone.

Për dallim nga qasjet e tjera, ky proces nuk përfshinte riorganizimin e qelizave të lëkurës në qeliza amë, por ato në mënyrë të drejtpërdrejtë ishin transformuar në neurone. /reuters/

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve