Qelizat e mëlçisë të prodhuara nga qelizat e lëkurës
Ekspertët britanikë nga Universiteti i Kembrixhit për herë të parë në laboratorin e tyre me ndihmën e qelizave të riprogramuara nga qelizat e lëkurës së njeriut, me sukses ia kishin dalë të formojnë qelizat e mëlçisë.
Hulumtuesit presin që puna e tyre do të sjellë deri tek përparimi dhe zhvillimi në shërimin e sëmundjeve të ndryshme të mëlçisë. Këtë hulumtim të ekspertëve britanikë e kishte botuar revista ‘Journal of Clinical Investigation’.
Sëmundjet e ndryshme të mëlçisë janë shkaktari i pestë më i shpeshtë i vdekjeve në vendet e zhvilluara, pas sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, sulmit në tru dhe sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes.
Sipas të dhënave që janë në dispozicion, shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet e ndryshme të mëlçisë janë personat e moshës së re dhe të moshës së mesme dhe çdo vit është në rritje e sipër, nga 8 deri 10%.
Duke marrë parasysh mungesën e organeve për transplantim, hulumtuesit që 40 vjet tentojnë të formojnë qelizat e mëlçisë në laborator.
- Nga pilulat kontraceptive femrat ndihen më seksi?
- Dieta efikase sipas klinikës prestigjioze amerikane “Mayo”
- Celuliti, brengë e çdo gruaje
- Mbrojeni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Edhe muzika shëron?
- Tensioni i lartë i gjakut te të rriturit
- Disa lloje të stresit që i shkakton puna
- Vera e zezë dhe çokollata e përmirësojnë punën e trurit
- Çfarë nuk keni ditur për organizmin tuaj
- Pijet energjike ndikojnë negativisht në ritmin e zemrës
- Faktori 15 për mbrojtje nga dielli nuk mjafton për parandalimin e kancerit të lëkurës
- Mitet dhe të vërtetat në lidhje me shtatzëninë
- Ilaç i ri kundër migrenës
- Të gjitha dobitë nga uji me limon
- Vetëkontrolli i gjoksit, parandalimi më i mirë për kancerin e gjirit
- Nga fobitë më shumë vuajnë femrat sesa meshkujt
- Pastrimi i shtëpisë, i dëmshëm për shëndetin?
- Duhani - shkaktari kryesor i vdekjes
- Qelizat e lëkurës shndërrohen në neurone
- Mos flini në të njëjtin shtrat me fëmijët tuaj




ad_d.jpg)


Komente