Rënia e flokut, shenjë e shëndetit të mirë
Rënia e flokëve është një goditje për egon e meshkujve, por tash ata sadopak mund të relaksohen nga ky kompleks, ngase kjo është shenjë e mirë. Shkencëtarët me këtë rast kanë deklaruar se, rënia e flokëve është lidhur ngushtë me shëndetin e njeriut. Pra, sipas shkencëtarëve amerikanë, meshkujt të cilët fillojnë të humbasin flokët në moshë të re, 45% më pak se të tjerët janë të rrezikuar nga kanceri, apo prostata. Shkencëtarët kishin gjetur lidhjen në mes nivelit të lartë të testosteronit te meshkujt që shkaktojnë rënien e hershme të flokut dhe rrezikut të ulët nga lajmërimi i tumorit. Në një hulumtim kishin marrë pjesë rreth 2000 meshkuj, nga 40 deri 47 vjeç, nga të cilët gjysma e tyre kishin vuajtur nga kanceri i prostatës. Përqindja e tumorit tek meshkujt të cilët kishin pranuar se kishin filluar të humbin flokët para 30 vjetësh, ishte krahasuar me ata të cilët nuk kishin pasur probleme me humbjen e flokëve. Me atë rast ishte vërtetuar se meshkujt tullac janë më pak të rrezikuar nga kanceri i prostatës prej 29 deri 45%.
- Nga pilulat kontraceptive femrat ndihen më seksi?
- Dieta efikase sipas klinikës prestigjioze amerikane “Mayo”
- Celuliti, brengë e çdo gruaje
- Mbrojeni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Edhe muzika shëron?
- Tensioni i lartë i gjakut te të rriturit
- Disa lloje të stresit që i shkakton puna
- Vera e zezë dhe çokollata e përmirësojnë punën e trurit
- Çfarë nuk keni ditur për organizmin tuaj
- Pijet energjike ndikojnë negativisht në ritmin e zemrës
- Faktori 15 për mbrojtje nga dielli nuk mjafton për parandalimin e kancerit të lëkurës
- Mitet dhe të vërtetat në lidhje me shtatzëninë
- Ilaç i ri kundër migrenës
- Të gjitha dobitë nga uji me limon
- Vetëkontrolli i gjoksit, parandalimi më i mirë për kancerin e gjirit
- Nga fobitë më shumë vuajnë femrat sesa meshkujt
- Pastrimi i shtëpisë, i dëmshëm për shëndetin?
- Duhani - shkaktari kryesor i vdekjes
- Qelizat e lëkurës shndërrohen në neurone
- Mos flini në të njëjtin shtrat me fëmijët tuaj




ad_d.jpg)


Komente