description

Seksi sjell kokëdhimbje

Publikuar: E premte 27 Gusht 2010, 20:24 0 Komente

Te disa persona, para së gjithash te meshkujt, seksi mund të sjellë kokëdhimbje, kështu kanë vërtetuar ekspertët në kongresin e 19-të, që ishte mbajtur nga shoqëria italiane për ndalimin e kokëdhimbjes.

Kokëdhimbja shtohet nëse lidhja seksuale bahet e fshehtë. “Rreziku për këtë lloj kokëdhimbje është më i lartë te meshkujt, ngase tradicionalisht ata kanë rol më aktiv me rastin e bërjes dashuri, me një angazhim të shtuar të sistemit kardiovaskular”, shpjegon dr. Lorenco Pinesi. Dhimbja në kokë është proporcional me eksitimin dhe arrin kulmin në momentin më të madh të kënaqësisë. Rreziku për një kokëdhimbje të tillë shtohet nëse lidhja është sekrete, ndërsa e përkeqëson edhe lloji i ushqimit, siç është vera, djathi, çokollata.

Shkencëtarët këtë dhimbje e quajnë “kokëdhimbja primare midis aktit seksual”. Nga kjo dhimbje vuajnë rreth 50% e atyre meshkujve që në përgjithësi vuajnë nga kokëdhimbja, migrena apo shtypja e lartë e gjakut.

“Po ashtu nuk janë të rralla rastet kur mashkulli i rraskapitur shtrihet afër partneres”, thotë specialisti dhe shton: “Është e mundur të çosh dashuri edhe pa kokëdhimbje. Duhet shmangur situatat stresuese, partneres t’i afrohesh qetë, si dhe duhet shmangur ushqimin e caktuar para aktit seksual”.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve