Vera e zezë dhe çokollata e përmirësojnë punën e trurit
Një gotë me verë të zezë është e shkëlqyeshme për ta përfunduar darkën, ka treguar hulumtimi i fundit. Pos kësaj, vera e zezë dhe çokollata janë kombinimi i mirë për punën e trurit, ngase polifenolet, që gjendet në çokollatë dhe verë, zgjerojnë enët e gjakut dhe e shpejtojnë qarkullimin e gjakut deri në tru.
Sipas ekspertëve, ky është një kombinim magjik, që nuk ka efektin e njëjtë sikur konsumohen ndaras. Me fjalë të tjera, vera e zezë është shumë më e këndshme dhe më e shëndetshme nëse e kombinoni me pak çokollatë.
Në bazë të kësaj teorie, shkencëtarët i kishin iniciuar hulumtimet në universitetin Northumbri. Në studimin e parë, personat e shëndoshë kishin bërë disa teste, pasi i kishin marrë kapsulat resveratrol, “përbërës magjik” i cili gjendet në verën e zezë. Pas skanimit të trurit ishte vërtetuar se gjaku i tyre po qarkullonte më shpejtë.
Përmirësime të dukshme ishin vërejtur te personat më të moshuar, thotë Ema Uajtmen, e cila ishte njëra nga hulumtueset.
Ata që kanë shpresuar se do të konsumojnë sasi të mjaftueshme të resveratrolit nëse konsumojnë një gotë verë do të pikëllohen. Në këtë rast ata do të duhej të konsumonin më shumë verë, që do ta dëmtonte shëndetin e tyre.
“Hulumtimet kanë treguar se një gotë verë e zezë mund të jetë e shëndetshme dhe se nuk do të shkaktojë kurrfarë efektesh të dëmshme anësore”, thotë Uajtman.
Ajo po ashtu thekson se fshehtësia është në përbërjen e më shumë polifenoleve.
Dr. Kristal Haskell ka bërë teste të ngjashme dhe kishte vërtetuar se pos verës së zezë, një kombinim me çokollatë, do të thotë shumë për trurin. Ishte vërtetuar se vullnetarët më lehtë dhe më shpejt i kishin kryer detyrat mendore. /msn.com/
- Nga pilulat kontraceptive femrat ndihen më seksi?
- Dieta efikase sipas klinikës prestigjioze amerikane “Mayo”
- Celuliti, brengë e çdo gruaje
- Mbrojeni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Edhe muzika shëron?
- Tensioni i lartë i gjakut te të rriturit
- Disa lloje të stresit që i shkakton puna
- Vera e zezë dhe çokollata e përmirësojnë punën e trurit
- Çfarë nuk keni ditur për organizmin tuaj
- Pijet energjike ndikojnë negativisht në ritmin e zemrës
- Faktori 15 për mbrojtje nga dielli nuk mjafton për parandalimin e kancerit të lëkurës
- Mitet dhe të vërtetat në lidhje me shtatzëninë
- Ilaç i ri kundër migrenës
- Të gjitha dobitë nga uji me limon
- Vetëkontrolli i gjoksit, parandalimi më i mirë për kancerin e gjirit
- Nga fobitë më shumë vuajnë femrat sesa meshkujt
- Pastrimi i shtëpisë, i dëmshëm për shëndetin?
- Duhani - shkaktari kryesor i vdekjes
- Qelizat e lëkurës shndërrohen në neurone
- Mos flini në të njëjtin shtrat me fëmijët tuaj




ad_d.jpg)

Komente