Vetëkontrolli i gjoksit, parandalimi më i mirë për kancerin e gjirit
Kanceri i gjirit është njëri ndër tumoret më të shpeshta në rajon. Mundësitë për shërim janë më shumë se të mira, por zbulimi i hershëm është çështja kryesore tek kjo sëmundje. Ja disa prej mënyrave se si t’i kontrolloni gjinjtë tuaj për të zbuluar nëse vuani nga kjo sëmundje mjaft e rrezikshme.
Kryesorja është që ta “njihni” gjoksin tuaj për ta kuptuar se çfarë është e çfarë nuk është normale. Si dhe cilat janë ato ndryshime që mund t’ju shqetësojnë? Si gjoksi, e po ashtu edhe pjesë tjera të trupit kalojnë nëpër ndryshime gjatë gjithë jetës. Aty ndikojnë ndryshimet hormonale gjatë pubertetit, cikli menstrual, shtatzënia, ushqimi me gji i foshnjës, menopauza, si dhe humbja apo shtimi në peshë. Kur thamë ta “njihni” gjoksin tuaj menduam se duhet ta dini çfarë janë indet normale në gjinj dhe si ndryshojnë, për shembull, para dhe pas ciklit menstrual.
Pas çdo rrëzimi apo goditje, detyrimisht lajmërohuni te mjeku, ngase indi i gjinjve është shumë i ndjeshëm dhe mund të vijë deri te krijimi i hematomave, e që gratë të mos jenë fare të vetëdijshme për një gjë të tillë.
Prandaj, mu për këtë arsye, kontrollimi i gjinjve le t’ju shndërrohet në rutinë. Njëra prej mënyrës që mund ta bëni një gjë të tillë është nëpërmjet pasqyrës, ngase në këtë mënyrë mund t’i kontrolloni nga disa kënde të ndryshme. Po ashtu, “kontrollin” do ta bëni edhe më mirë derisa jeni nën dush. E tëra varet nga ju se ku e ndieni veten më rehat. Ju e dini më mirë se çdo kush kur gjoksi juaj është apo nuk është në gjendje normale. Prandaj, nëse vëreni ndonjë ndryshim, menjëherë lajmërohuni te mjeku dhe mos mendoni se vuani nga paranoja, çdo ndryshim ka rëndësi, por nuk është arsye për frikë, ngase shpesh arsyeja është e parëndësishme.
Pesë hapa të thjeshtë që ta ruani shëndetin e gjoksit:
1. Kuptojeni se çfarë është normale për ju,
2. Kuptojeni kur të ndodhin ndryshimet,
3. Vëzhgoni dhe mbajini nën kontroll gjinjtë,
4. Çdo ndryshim lajmërojeni te mjeku,
5. Nëse jeni më të moshuara se 50 vjeç, bëni kontrolle të rregullta rutinore. /reuters/
- Nga pilulat kontraceptive femrat ndihen më seksi?
- Dieta efikase sipas klinikës prestigjioze amerikane “Mayo”
- Celuliti, brengë e çdo gruaje
- Mbrojeni lëkurën e njomë të fëmijëve
- Edhe muzika shëron?
- Tensioni i lartë i gjakut te të rriturit
- Disa lloje të stresit që i shkakton puna
- Vera e zezë dhe çokollata e përmirësojnë punën e trurit
- Çfarë nuk keni ditur për organizmin tuaj
- Pijet energjike ndikojnë negativisht në ritmin e zemrës
- Faktori 15 për mbrojtje nga dielli nuk mjafton për parandalimin e kancerit të lëkurës
- Mitet dhe të vërtetat në lidhje me shtatzëninë
- Ilaç i ri kundër migrenës
- Të gjitha dobitë nga uji me limon
- Vetëkontrolli i gjoksit, parandalimi më i mirë për kancerin e gjirit
- Nga fobitë më shumë vuajnë femrat sesa meshkujt
- Pastrimi i shtëpisë, i dëmshëm për shëndetin?
- Duhani - shkaktari kryesor i vdekjes
- Qelizat e lëkurës shndërrohen në neurone
- Mos flini në të njëjtin shtrat me fëmijët tuaj




ad_d.jpg)

Komente