description

Dieta e duhur parandalon kancerin

Publikuar: E premte 12 Mars 2010, 20:41 1 Komente

Kolorado, 11 mars – Kanceri i gjirit tek femrat mund të parandalohet nëse ato zbatojnë dietën e duhur ushqimore. Lajmi bëhet i ditur nga një studim i fundit i kryer prej Universitetit të Kolorados në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilit, ushqimi i cili është i pasur me perime, pemë dhe sojë mund të ulë rrezikun për prekje nga kanceri i gjirit, deri në një nivel prej 30 %. American Journal of Clinical Nutrition ka shtuar se të dhënat e mëhershme për lidhjen mes ushqimit dhe kancerit të gjirit kishin qenë të paqëndrueshme, por këto studime shtesë kanë pohuar një gjë të tillë.

 

Hulumtimi i ri ka treguar edhe se konsumimi më i shpeshtë i mishit dhe yndyrave të ngopura lidhet me një rritje të lehtë të rrezikut nga prekja me këtë formë të kancerit.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • 02.05.2010 - 17:30

arkivi i lajmeve